Albanian Profile
e enjte 2 dhjetor 2021
e enjte 2 dhjetor 2021

 

Poezia e parë në shqip është shkruar nga Lekë Matrënga

 

Lekë Matrënga, i njohur si Luca Matranga,ka lindur më 1567 në fshatin Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi , ka vdekur më 1619 në Palermo.

ishte prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali.

Studoi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohej edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë.

“E mbsuame e krështerë”, e njohur dhe si Dottrina Christiana, u botua në Romë më 1592.

Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuhën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj….

 

 

Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,

të mirë të krështë, burra gra,

mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,

se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;

 

e lum kush e kujton se ka te vdesë,

e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,

se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,

e bën për bljr të tij e për vëlla.

 

Po e sjellim në gjuhën e sotme:

 

Të gjithve ju thërras, kush do ndjesë,

Ju të mirë të krishterë burra dhe gra

të shihni meshën me fjalën e Zotit tonë

se asnjeri prej nesh nuk është pa mëkate.

 

Dhe lum kush e kujton se do të vdesë

Dhe i bashkuar mendërisht me Zotit tonë

Krishti në parajsë atij i bën pjesë

e ka për bir dhe për vëlla.

 

Prof. Mateo Mandala ka bërë një studim mjaft të vlerësuar mbi këtë autor dhe vepër .

 

 

Sadik Bejko

Më shumë

Historia e mbrojtjes së hebrenjve gjatë “Shoah” do të mësohet me të njëjtin tekst në të gjitha shkollat e mesme në Izrael, Shqipëri e Kosovë

-Teksti është ndërtuar mbi bazën e përvojës së shpëtimit të tyre në Shqipëri-     Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi përurimin e tekstit të mësuesit dhe nxënësit “Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit (Shoah)”. I pranishëm në ceremoninë e përurimit Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Përurimi u bë me praninë e […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

“Mesdheu”, një film për krizën e emigrantëve në Evropë

“Mesdheu”, një film bazuar në një histori të vërtetë që tregon se si u shpëtuan më shumë se 62 mijë emigrantë në detin Mesdhe u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë.   Filmi artistik spanjoll tregon se si Oscar Camps, një qytetar katalanas dhe aktivist me një anije të vogël filloi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara