Shkrimtari Visar Zhiti paraqiti, pasditen e të premtes, në biblioteken publike të qytetit të Shkodrës librin e tij të fundit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Libri përmban poezitë e tij, të shkruara me dorë gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë-Barit. Poeti vuajti 10 vite heqje të lirisë për poezitë, që regjimi komunist i kohës i shpalli armiqësore.
“Libri që sapo ka dalë janë poezitë e shkruara në dy burgjet ku kam qenë unë në Spaç dhe në Qaf Bari por, në ndryshim me librat e tjerë boimi është anastatik, pra siç janë fletoret e shkruara me dorë botuesi mendoi, botuesi i dashur për lexuesin botuesi Onufri, mendoi t’i nxjerrë në një botim anastatik dmth lexuesi do të ketë po atë ndjesi sikur do t’i lexonte në fletore në burg. Pra është një intimitet me lexuesin në rastin e këtij botimi Libri përmbledh si të thuash atë vuajtje, atë tmerr, atë ferr që kaluam me mesazhin që e kaluara të kujtohet por mos t’u përsëritur por njëpërvojë që ja u ktheka dhe në poezi. Unë them se nënkuptimin e mirë të kësaj fjale kemi dhe një letërsi tjetër e cila erdhi nga internimet nga burgimet një letërsi që sjell vuajtjen dhëmbjen shkrimtari i madh universal Franc Kafka thoshte nuk ka letërsi të madhe pa moralin dhe të vërtetën kjo letërsi i sjell letërsisë shqipe një të vërtetë dhe një moral që mungon dhe vjen me qëllimin që të pasurojë letërsinë shqipe dhe jo të zëvendësojë atë që është arritur deri më tash.”, tha shkrimtari Zhiti në një intervistë për VOA-n.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]