Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha.
Mesazhi i Presidentit Meta
Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.
Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Mesazhi i kryedemokratit Lulzim Basha
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha e falënderon kongresmenin amerikan për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës. “Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.
Mesazhi i ambasadorës amerikanë në Shqipëri Yuri Kim
Më herët edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim falënderoi kongresmenin Eliot Engel për shërbimin ndaj vendit dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta SHBA-Shqipëri. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit’ shkruan Kim.
Një ditë më parë Engel postoi në Facebook fjalimin e tij të fundit si anëtar i Kongresit, ku një vend të veçantë zë Kosova.
“Ka disa fusha ku unë do të doja të mendoja se bëra një ndryshim. Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, Kosovën. Në vitin 1999, unë mbështeta fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Klintonit në Ballkan. Ne e dimë se ajo ndaloi një gjenocid. Që atëherë, unë kam qenë një mbrojtës për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”- tha ndër të tjera Engel.
Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje
Votimi dhe numërimi elektronik, PD zgjedh Fierin dhe Korçën për projektin pilot
Politika i përcjell mesazhe mirënjoje kongresmenit Eliot Engel
Cakaj jep dorëheqjen për shkak të fushatës, diplomacia i besohet ministres së mbrojtjes, rikthehet Niko Peleshi
Komisioni i Venecias: Legjislacioni zgjedhor nuk ndryshon para 25 prillit
Basha uron 8 Dhjetorin
Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”. Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën […]
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, […]
Kjo është reforma e tetë zgjedhore që nga rënia e komunizmit, ose thënë thjesht çdo 3 vjet, kuvendi ka ndërmarrë një reformë zgjedhore. Por çfarë parashikon ajo dhe si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021? Shqipëria vazhdon të ketë sistem proporcional rajonal: në zgjedhje konkurrojnë dhe votohet […]
Por, kjo e fundit është shprehur se po krijon një lëvizje me emrin Nisma, pjesë të së cilës janë aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Deklaratën e Sokos, deputetja shton se nuk e ka ndjekur. TIRANË– Rudina Hajdari ka lënë të nënkuptohet se nuk është në dije se është ‘dëbuar’ nga Nisma Thurje. […]