e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. Edhe një nobelist foli fjalë të qarta.

 

Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë Poloninë jashtë BE me kursin kritik.Për këtë po përdoret ndërkohë edhe nocioni “Polexit”, duke iu referuar Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

 

Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.

 

 

“Ne do të fitojmë”

 

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni.

 

Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk. Para demonstruesve në Varshavë, ai tha, se partia qeverisëse, PiS nuk po i bën bisht qëllimit të saj për ta nxjerrë vendin nga BE. “Ne e dimë, pse ata duan të largohen nga BE”, tha Tusk, që drejton Platformën Qytetare liberal-konservatiore. “Që të shkelin pa ndëshkim rregullat demokratike.” Tusk u shpreh, se vendi i Polonisë është në Europë, dhe shtoi. “Ne do të fitojmë, sepse jemi më shumë!” Donald Tusk dhe të tjerë që morën fjalën në protestë u ndërprenë në thirrja e fishkëllima të përkrahësve të PiS në një kundërdemonstratë.

 

Kritika nga një nobelist

 

Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Lech Walesa. “Njerëzit që e drejtojnë shetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë”, tha drejtuesi i dikurshëm i sindikatës Solidarnosc. Asnjë armik që ka qeverisur më parë Poloninë nuk e ka përçarë vendin kaq shumë sa PiS.

 

Sipas sondazheve shumica e polakëve duan të qëndrojnë në BE. Marrëdhëniet mes Polonisë dhe BE janë të tensionuara që pas ardhjes në pushtet të PiS. Në qendër qëndron reforma e drejtësisë e synuar nga PiS, që sipas BE, minon pavarësinë e drejtësisë dhe shkel ndarjen e pushteteve. Komisioni Europian në grindjen me Poloninë ka nisur disa procedime për shkelje të marrëveshjeve. Si mjet presioni, KE nuk po dorëzon 57 miliardë eurot nga fondi i ndihmës së Coronës për Poloninë. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Europiane, Varshavën e kërcënon edhe një gjobë prej disa miliona euro në ditë.

 

 

 

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara