e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Dy emisarë të lartë amerikanë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari senior (njëkohësisht dhëndërr i Presidentit Trump) Jared Kushner,  do të vizitojnë këto ditë disa vende arabe, si ndarazi, ashtu edhe sëbashku. Përveç promovimit të Marrëveshjes së Paqes midis Emirateve të Bashkuar dhe Izraelit si dhe tratativave për ta shtrirë këtë marrëveshje edhe në vende të tjerë arabë, ata do të realizojnë një rivlerësim të përgjithshëm të gjendjes së sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rolit të rëndësishëm të vendeve arabe në këtë proçes. 

Vizitat e tyre mbulojnë të gjithë vendet arabe,nga Maroku në Arabinë Saudite e Sudan, përfshirë Bahreinin, Omanin dhe Katarin.

Është parashikuar që Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të takojë në Katar me përfaqësuesit e talebanëve afganë, për të diskutuar mbi negociatat mbi paqen brenda Afganistanit, të cilat janë të domosdoshme për të bërë të mundur tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend.

Këto udhëtime të emisarëve të lartë amerikanë bëhen në sfondin e përpjekjeve të SHBA, juridikisht paksa të komplikuara, për të rivendosur sanksionet kundër Iranit, përpjekje të mbështetura nga Izraeli dhe vendet arabe sunite të Gjirit. 

Marrëveshja e Paqes midis Emirateve të Bashkuar dhe Izraelit  shënon rikthimin e fuqishëm të rolit të SHBA në skenën e Lindjes së Mesme, pas një periudhe të gjatë të rënies së prestigjit amerikan për shkak të politikave sinistroide të ish administratës Obama.  

Tashmë për të gjithë vendet e Gjirit është bërë e qartë se çështje themelore në rajon janë kërcënimi sistemik i Iranit dhe përpjekjet e mbrapshta të Turqisë për të rivendosur hegjemoni në rajon dhe në Mesdhe dhe jo më çështja palestineze. Në këtë sfond, marrëveshje të tjera midis Izraelit dhe vendeve arabe janë të mundshme e të parashikueshme.  

 

Më shumë

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara