Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.
Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.
Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit.
Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak yë blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.
Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes.
Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.
Pasi Turqia ka realizuar blerjen, SHBA-ja ka larguar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, ndërsa ka vazhduar negociatat me Ankaranë.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar.
Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit
Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”
Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh
Kampionja olimpike më e vjetër, një e mbijetuar e Holokaustit, mbush 100 vjeç
Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit
Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden
Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kapitolin të mërkuren dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Në një video-mesazh të ri, Presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” […]
Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]
Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020. Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje. Për herë […]
Irani tha të shtunën se ka në plan të rrisë shkallën e pasurimit të uraniumit në 20% në objektin e saj nëntokësor bërthamor Fordo “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke sjellë programin e saj teknikisht një hap më pranë nivelit të shkallës së armëve, ndërsa Teherani rrit trysninë mbi Perëndimin lidhur […]