Me rastin e festave të fundvitit në vitin 2018 një event i jashtëzakonshëm u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për publikun i cili pati një interes të madh për ta ndjekur atë vit.
Si një ndër aktivitetet më të suksesshme, shfaqja rivjen për publikun në kushtet që së fundmi po dikton pandemia globale. Meqënëse për të evituar grumbullimet e shumta, eventet artistike tashmë janë shtyrë për një kohë të papërcaktuar, drejtuesit e TKOB kanë menduar që këtë aktivitet të mbajtur tre vite më parë ta risjelin edhe njëherë tjetër për publikun.
Eventi i emërtuar “Pop stars to opera stars” do të vijë si një dhuratë nga TKOB për festën e vitit të ri 2021. Në këtë event ka magji, muzikë, artistë të muzikës pop të cilët bëjnë bashkë më artistët më të mirë në një koncert gala me pjesët më të bukura të operetave më të famshme, pjesët më të gëzueshme të baletit dhe këngëve klasike.
“Pop stars to opera stars” do të rishfaqet sot në mbrëmje në Led Wall-in e vendosur në fasadën e jashtme të Teatrit Kombëtar Të Operas dhe Baletit. rtsh