e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018.
Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0 % në 25,4 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje nga 19,4 % në 20,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 108 në vitin 2018 nga 110,6 që ishte në vitin 2017.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 2017 nga 101,3 në 100,1 meshkuj për 100 femra.

Në vitin 2018, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,4 vjeç.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

 

Në vitin 2018, numri i emigrantëve është 38.703 persona, duke pësuar një rënie prej 3,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i imigrantëve në 2018 është 23.673 persona, duke pësuar një rënie prej 5,3 %, krahasuar me një vit më parë.

 

Popullsia e Shqipërisë Shkurt 2019

Tirana, Fieri dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (10,3 %) dhe Durrësi (10,1 %).

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

 

Në 1 Janar 2019, popullsia u rrit në tre qarqe të vendit
Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2019 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+12,6 për 1000 banorë), pasuar nga Durrësi (+1,7 për 1000 banorë) dhe Vlora (+0,2 për 1000 banorë).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër (-24,3 për 1000), Berat (-17,8 për 1000 banorë) dhe Dibër (-16,8 për 1000 banorë).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kuksi (30,4 %), ndësa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (21,3 %).

 

INSTAT

Më shumë

Censi i Popullsisë dhe Banesave shtyhet prej COVID-19, INSTAT: Ja plani për 2020

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë […]

Konsultim Publik për draft ligjin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara