Albanian Profile
e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Porti i Durrësit është porta kryesore hyrëse për në tregun Shqipëtar, duke qenë vendi i pare që haset në hyrje të Adriatikut. Si i tillë, ai shndërrohet në një alternativë mjaft interesante për vendet e izoluara me tokë (pa dalje në det) siç janë Kosova dhe Maqedonia, të cilat mund të shfrytëzojnë shërbimet e ofruara nga Porti i Durrësit. Vend-ndodhja gjeo-strategjike e Shqipërisë vlerësohet përgjithësisht si një prej urave kryesore të komunikimit në Ballkan. Duke qenë i pozicionuar në qendër të Shqipërisë Porti i Durrësit kthehet në një pike kyçe transporti.
Autostrada   Durrës-Kukës-Kosovë si një prej veprave më të mëdha inxhinjerike të komunikacionit krijon lehtësira ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke e forcuar më tej   bashkëpunimin. Reduktimi i kostove është një ndër avantazhet kryesore që vendosi dhe forcoi lidhjen ndërmjet dy vendeve e cila historikisht, ndër shekuj ka qenë e fuqishme. Një tjetër partner, jo më pak i rëndësishëm është fqinji ynë Maqedonia, një vend me një   potencial të madh tregtar.

Arritja në destinacionin Port-Durrës nga autostrada.

Mali i Zi – Shqipëri, intinerari që ndiqet:

Pika kufitare Hani Hotit   përshkrohet në   drejtimin Koplik ,Shkodër, Lezhë ,Lac, Vorë   e më pas merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).

Kosova-Shqipëri , intinerari që ndiqet:

Pika kufitare Morina përshkrohet në drejtimin   Kukës, Rrëshen, Laç, Vorë   merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).

Shqipëri – Maqedoni, intenerari që ndiqet:

Pika kufitare Qafë –Thanë përshkrohet në drejtimin Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë ,Kavajë   drejt hyrjes Nr-4   te Portit të Durrësit .

Greqi – Shqipëri, intenerari që ndiqet:

Pika kufitare Kapshticë përshkrohet në   drejtimin Bilisht, Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Peqin,Rrogozhinë,Kavajë, drejt hyrjes Nr-4 Port –Durrës.

Greqi – Shqipëri, intinerari që ndiqet:

Pika kufitare Kakavijë   përshkrohet në drejtimin Gjirokastër, Tepelenë, Fier, Lushnjë, Kavajë, Durrës, drejt hyrjes Nr-4 Port

 

 

Porti i Durrësit është i lidhur me rrjetin hekurudhor kombëtar.

Kjo është një alternativë interesante dhe një mundësi shtesë për këdo që dëshiron të zhvillojë tregtinë përmes këtij rrjeti.

Linja hekurudhore krijon shumë lehtësira që redukton kostot.  Rrjeti hekurudhor Shqiptar përbëhet nga 447 km dhe 230 km hekurudhor hekurudhor primar sekondar.

Zona Lindore e Terminalit në Port ofron shërbimin hekurudhor. Sistemi operativ është aktiv 24 orë për të gjithë operatorët që duan të transportojnë mallra duke përdorur këtë linjë.

Porti i Durrësit, mund të arrihet nga Stacioni i Trenit Durrës nëpërmjet shërbimeve taksi që janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë .
Për qytetarët që perdorin trenin si mjet transporti dhe kanë si destinacion Terminalin e Trageteve, duhet te ndjekin itinerarinn nga porta nr-3, e cila ndodhet në stacionin e trenit dhe nëpërmjet  mbikalimit arrijne në Terminalin e Trageteve .

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara