Investimet e rëndësishem që qeveria shqiptare ka realizuar në infrastrukturë, janë pasqyruar edhe në rritjen e mallrave të ndërtimit, të cilat janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë 11 muajve të 2020-ës, e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Sasia e materialeve të ndërtimit që kanë mbërritur me anije tregtare në portin e Durrësit është më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar.
Nga të dhënat zyrtare të APD-së, mësohet se importet e materialeve të ndërtimit në 11 muaj kanë patur rritje, veçanërisht në zërat e çimentos dhe hekurit.
Në kalatat e portit, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 janë shkarkuar rreth 160 mijë tonë çimento, ose 62 mijë tonë më shumë se sa në 11 muajt e vitit të kaluar. Rritje ka patur gjithashtu edhe në materialin hekur për ndërtim me 88 mijë t, nga 22 mijë tonë për të njejtën periudhë të vitit 2019.
Nga statistikat 11-mujore mësohet se melamina me 66 mijë tonë, llamarinat, profilet, tubat dhe prokatet me 86 mijë tonë gjithsej, si dhe xhamat me 33 mijë tonë kanë mbetur thuajse në të njejtat kuota të vitit paraardhës.
Gjatë këtyre 11 muajve në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjjithsej.
Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan
Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit
Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi
Publikohen të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit
Rritja e pagës maksimale e minimale, të punësuarit e punëdhënësit do të paguajnë 37 mln euro më shumë taksa në 2021
Rriten prurjet në tre HEC-t e kaskadës së Drinit/ Nis shkarkimi në Vaun e Dejës
-Në 11 muaj përpunohen 160 mijë tonë çimento ose 62 mijë tonë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2019-ës Investimet e rëndësishem që qeveria shqiptare ka realizuar në infrastrukturë, janë pasqyruar edhe në rritjen e mallrave të ndërtimit, të cilat janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë 11 muajve të 2020-ës, e […]
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]
Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë projektet e reja rrugore, që janë përzgjedhur të jepen me koncesion, ndërkohë vendi ka mundësinë që në kuadër të axhendës së ndërlidhjes së Ballkanit të përfitojë nga grantet e Bashkimit Europian (BE) dhe kreditë e buta nga institucionet financiare ndërkombëtare. Shembujt më të […]
Kredia për individët ka njohur rritjen më të lartë të një viti në fund të muajit tetor. Pas një stepje të bankave për shkak të karantinës për të financuar blerjet e shtëpive, huaja për këtë kategori ka njohur një rritje të shpejtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që nga muaji prill, […]