Porti i Sarandës është porti i vetëm që shërben në Shqipërinë jugore dhe qytetet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ky port është një nga atraksionet kryesore turistike në qytet, me një shëtitore të bukur, një terminal me udhëtime ditore në Korfuz për pasagjerët. I rrethuar nga restorante komode me pamje nga deti, ideale për të kaluar një ditë vere ose një mbrëmje romantike.
Historia
Për herë të parë në burimet antike qyteti përmendet në shekullin II para Krishtit me emrin Angjismos. Ciceroni, oratori i famshëm romak, që kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun, kaloi këndej duke u kthyer nga Butrinti për në Romë. Qyteti duket se ka marrë një rëndësi relative në periudhën e “pax romana”. Straboni, gjeografi i famshëm romak i shekullit I para Krishtit, e përmend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Në shekullin IV pas Krishtit qyteti u rrethua me mure mbrojtëse deri në dy metra të trashë. Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, por edhe një bazilikë paleokristiane e shekullit VI-të, me dysheme të zbukuruar me mozaik. Në 414-516 qyteti citohet në analet kishtare bizantine si qendër peshkopate. Në vitin 551, 50 anije të mbushura me gotë të ndodhura nga hordhitë ostrogote të Atilës që vinin nga toka plaçkitën e dogjën Onhesmin dhe Butrintin. Një lulëzim të rëndësishëm qyteti përjetoi në shekullin X, kohë në të cilën u shndërrua në një liman të rëndësishëm të Temës së Nikeas. Në 1034 qyteti pushtohet nga bullgarët, të cilët u detyruan t’ia lëshojnë pas një gjysmë shekulli normanëve të Robert Giuskardit që vinin nga Sicilia. Këta rindërtuan edhe kështjellën. Në shekujt XII-XIII qëndruan për pak kohë edhe venecianët. Osmanët u shfaqën, për tu larguar pesëqind vjet më pas, në 1413. Rrënimin e fundit, si për ironi të fatit, e pësoi nga një sundimtar i famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelena. Në shekullin XIX-të Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë, një zyrë agjencie lundrimi, një han dhe disa lokale të shërbimit. Megjithatë jeta në bregun e mbushur me histori kishte nisur të rilindte. Krijimi i Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e Mbretit Zogu I, në vitet ‘30 të shekullit XX-të. Gjatë kohës së pushtimit Italian qyteti u pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit qyteti mori përsëri emrin Saranda.
Turisti i 1 Milion në Portin e Sarandës për muajin Gusht 2019

Ka hyrë në Portin e Sarandës, më 20 gusht 2019, ora 16.30, turistja numër 1 milion për muajin gusht.
Vetëm në muajin gusht, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj, duke shënuar kështu një shifër rekord.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar nga Ministria e Turizmit, Bashkia Sarandë dhe Porti i Sarandës, turistët austriak janë pritur nga Ministri z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë z. Ardian Gurma dhe Drejtoresha e Portit Sarandë zj. Kozeta Statha..
Turisti numër 1 milion, e cila ishte një vajzë nga Austria që kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Sarandë.
Me këtë rast asaj iu përgatit një surprizë e këndshme, duke u pajisur me një bluzë në të cilën shkruhej shifra e 1 milion.
Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Evropë.
Intervista e turistit të 1 Milionë
Intervista e turistit të 1 MilionëFamilja austriake e cila u bë turisti I 1 Milionë për muajin gusht në Shqipëri ka folur për zgjedhjen që ka bëre për të pushuar në Shqipëri dhe Sarandë. Ai tregon sesi u njohë më vendin tonë dhe përse zgjodhi këtë verë Shqipërinë.."Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Na tregoi një gjitone për vendin tuaj. Ata na thanë që është një vend i qetë dhe i lirë dhe se nëse duhet të shkonim duhet të shkonim tani në këtë periudhë. Duam të bëjmë një tur nëpër Shqipëri. Na kanë thënë se është një vend mikpritës "…@port.of.saranda
Posted by Port of Saranda – Porti i Sarandes on Tuesday, August 20, 2019
Familja austriake e cila u bë turisti i 1 Milionë për muajin gusht 2019 në Shqipëri ka folur për zgjedhjen që ka bërë për të pushuar në Shqipëri dhe Sarandë. Ai tregon sesi u njohë më vendin tonë dhe përse zgjodhi këtë verë Shqipërinë..
“Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Na tregoi një gjitone për vendin tuaj. Ata na thanë që është një vend i qetë dhe i lirë dhe se nëse duhet të shkonim duhet të shkonim tani në këtë periudhë. Duam të bëjmë një tur nëpër Shqipëri. Na kanë thënë se është një vend mikpritës ”
Porti i Sarandës priti velierën e lashtë nga Katari “Fateh Al Khair 4”

Veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar ka mbërritur në 21 gusht të 2019-ës në Portin e Sarandës.
Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për velierën “Fateh Al Khair 4”, e cila është vizituar nga qindra qytetarët dhe turistë të huaj të qytetit bregdetar.
Drejtoria Portuale Sarandë, Ministria e Turizmit, dhe Bashkia Sarandë kanë organizuar në njërën nga kalatat e Portit të Sarandës ceremoninë e pritjes, me prani të Ambasadorit të Katarit, Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi, deputetit të Sarandës z. Alket Hyseni, Kryetari të Bashkisë z. Adrian Gurma dhe drejtuesve të ndryshëm lokal..
Banorët e Sarandës dhe turistë të pranishëm pas ceremonisë kanë vizituar ambientet e brendshme të anijes, ku janë njohur me velierën, me kulturën detare të Katarit dhe kanë bëre foto të ndryshme..
Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.


