e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

Pas investimeve në portet e Sarandës, Durrësit dhe Vlorës, qeveria synon që të transformojë edhe portin e Shëngjinit.

Porti i Shëngjinit në rrethin e Lezhës ka një projekt me qëllim për ta kthyer në port turistik. Pritshmëritë e qeverisë janë që të të vijnë anije për turizëm dhe natyrisht edhe për lëvizjen e pasagjerëve. Pjesa e peshkimit nuk diskutohet dhe hap pas hapi do të shkohet në këtë drejtim. Projekti për portin e madh mbetet një nga ëndrrat e të gjithëve, por nuk ka patur asnjë situatë dhe investitor të rëndësishëm për ta kryer deri më sot.

 

Porti i Shengjinit

Porti i Shengjinit, për nga pozicioni, lidh Adriatikun Jugor dhe pjesën Mesdhetare Lindore me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore.

Europorti do të jetë një pikë strategjike dhe e rëndësishme në shkallë evropiane për faktin se lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi në një rrugë më të shkurtër.

Bazuar në planin urban të Shqipërisë dhe korridoreve të tranzitit euroballkanik, është kalkuluar se në më shumë se 230 000 kilometër katror të Ballkanit nevojitet tranziti i mallrave nëpërmjet portit, duke nënkuptuar një minimum prej 40 milionë ton mallrash në vit.

Projekti Europort është rekomanduar edhe nga familja Rothschild si një projekt shumë fitimprurës dhe i një rëndësie të madhe.

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara