e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Emri i qytetit  Skelë të Vlorës së lashtë e gjejme të përmendur në shek e II p.e.s nga shkrimtari Likani dhe nga gjeografi Aleksandrin  Ptolemeu. Në shekullin e IV të  e.s Aulona përmendet në listen e qyteteve bregdetare  si porti më i rendësishëm, me detari të zhvilluar, dhe tregëtonte vaj ulliri,ullinj, krip, lendë drusore etj. Porti i Vlorës ishte gjithashtu nje urë lidhse me vendet e tjera të Europës.

Në shek e XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rendësishme të Shqiperise së jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj i siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë.

Në Skele të Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blektorale të fshatarësise, ku përfshiheshin zonat e Beratit , Gjirokastrës dhe Myzeqesë.

Ky qytet zhvillonte tregtinë me Triesten, Venedikun, Korfuzin, Stambollin ,Izmirin ,Manastirin, Maltën dhe Qipron.

Vlora shtrihet në pjesen jugore te Shqperisë dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Eshtë një qendër e madhe industriale, tregetare dhe transporti. Ajo është e lidhur me qendra të tjera të Shqipërisë, duke i shërbyer transportit të mallrave si dhe të udhëtarëve.

Porti i Vlorës është porti i dytë i Shqipërisë i radhitur pas Portit të Durrsit përsa i  takon madhësisë dhe kapacitetit. Eshtë porti më i madh i jugut dhe u shërben të gjitha qendrave jugore të shqiperisë dhe në shumë raste dhe ngarkesave tranzit në thellesi të Ballkanit, Kosovës, Maqedonis etj..

Shoqëria e Portit Detar Vlore ushtron aktivitetin e tij ekonomiko administrativ si shoqëri aksionere me pronar të vetëm shtetin. Porti i Vlorës është ndërtuar në gjirin e Vlorës dhe ka një siperfaqe totale prej 5.3ha,  me akuarium 5ha.

Eshtë një port i hapur me 2 kalata kryesore ku përpunohen anije tregtare dhe tragete.

Jashtë sistemit të koordinatave në radë mund të sigurohet një ankorim i sigurt dhe një vend që i mbron anijet falë vetë pozicionit gjeografik që ka Gjiri i Vlorës. Nuk ka rryma uji, as batica as zbatica të forta që mund të ndikojnë lundrimin.

Porti i Vlorës e shtrin aktivitetin e vet përpunues në 2 kalata:

-Kalata Lindore

-Kalata Perëndimore

Në Kalatën Lindore përpunohen vetëm anije tregtare, ajo ka një gjatësi 339m dhe mund të përpunohen anije me peshë deri në 6.000 Ton dhe thellësi 10.5m.

Në Kalatën Perëndimore deri para disa vitesh perpunoheshin anijet tregtare dhe tragete ku ishin të instaluar dhe 2 vinxha portual me kapacitet 5ton secili. Sot funksionin vetëm si kalatë për tragetet.

Ajo ka një gjatësi 322 m ku mund të përpunohen 3 tragete. Në këtë kalatë mund të kryet dhe furnizimi me uje i anijeve.

Futja në përdorim e terminalit të ri të pasagjerëve ndertuar në vitin 2002 ka krijuar komoditet dhe një vizion të ri në përpunimin e trageteve.

Porti i Vlorës ka në dispozicion të klientëve sheshe dhe magazina për depositimin tranzit, të cilat jepen me qera në dispozicion të një përpunimi sa më të efektshëm për shkarkimin e mallrave.

Magazina të mbyllura janë 2.100m2  , sheshe depozitimi janë 9.000m2 , të cilat kundrejt një çmimi me leverdi janë shumë të kërkuara.

Në kushtet kur tarifa e përpunimit të mallrave janë të liberalizuara, i vetmi qëllim i yni është që të aplikojmë të tilla tarifa për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për  një zhvillim normal të aktivitetit ekonomik dhe nga ana tjetër klienti të ndiehet i mirëpritur si me tarifë dhe me cilesinë e shërbimit.

Nisur nga nevoja  gjithmonë e në rritje për një port me përmasa dhe infrastrukturë bashkëkohore edhe Porti i Vlorës ka një plan zhvillimi, ndërtimi, prespektv mbeshtetur në investime të shtetit Shqiptar dhe atij Italian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare.

Përmirësimi total i infrastrukturës parashikon  zgjerimin dhe rikonstruksionin e kalatave si dhe ndërtimin e terminalit të trageteve i cili  ka qënë dhe faza e parë e investimeve dhe që do të vazhdoj më tej me investime më të mëdha. Faza e dytë e zhvillimit është zgjerimi dhe ndertimi i barrierave mbrojtëse, për të bërë Portin e Vlorës të manovrueshëm në çfarë do lloj kohe. E gjithë kjo për ta bërë Portin e Vlorës një qendër të madhe transporti, mallrash dhe pasagjerësh në brendësi të Shqipërisë dhe Ballkanit.

 

 

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara