e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39 16′ gjatësi dhe 42 39′ gjerësi. Shqiperia ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.

Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km; nga të cilat – 657-km – vijë kufitare tokësore , 316-km vijë bregdetare, 48-km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova , në lindje me Maqedoninë, dhe në jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.

Ne perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Lartësia mesatare është 708-m, dmth dy herë më e madhe se ajo e Europës.

Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të Hemisferës Veriore, dhe në zonën me klimë mesdhetare.

Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janë disa nga mineralet nëntokësore më të rëndësishme që gjenden në Shqipëri.

Klima
Në zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë
Në zonat malore: mesatare Kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht.

Relievi
Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllajor (në Shqipërinë Lindore
Malor (në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore); Maja më e lartë: Mali i Korabit (2,753m)

Vija Bregdetare
362 kilometër

Popullsia
3,364,571 (Qershor 1999)
95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% të tjerë

Shkalla e rritjes së popullsisë
1,05% (1999)

Kryeqyteti
Tirana (nga viti 1920)

Flamuri
Flamuri kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy kokë dhe me krahë të hapura, të vendosur në qendër të një sfondi të kuq.

Emblema
Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit “variaz”. Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Ekonomia
Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut në tranzicion. Sektori privat zë pjesën më të madhe të GDP-së. Në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë për vitet 2000-2003 Vlen të përmenden reforma e përgjithshme strukturore sipas standardeve të vendeve me ekonomi tregu të fortë, privatizimi i sektorëve strategjike dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike, me qëllim kryesor rritjen e investimeve nëpërmjet zbatimit të Programit Publik të Investimeve dhe thithjen e Investimeve të Drejtëpërdrejta të Huaja. Bashkëpunimi i ngushtë me organizatat ndërkombëtare si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, EBDR etj. përbëjnë garanci për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përfundimin e fazës së tranzicionit. Ndërkohë, implementimi i Paktit të Stabilitetit përbën një nga angazhimet e Qeverisë për zhvillimin social-ekonomik të vendit, me qëllim kryesor integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Pasuritë natyrore
Pasuri nëntokësore (Naftë, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime të konsiderueshme hidrike; Zona të konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit të vendit). Burime të pashfrytëzuara në fushat e Turizmit Blu, Të Gjelbër dhe Të Bardhë.

Më shumë

Censi i Popullsisë dhe Banesave shtyhet prej COVID-19, INSTAT: Ja plani për 2020

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë […]

Konsultim Publik për draft ligjin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara