Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Vjosë-Narta, oazi i rrallë natyror, shtëpia e një shumëllojshmërie shpendësh, ndodhet nën kërcënimin e vazhdueshëm të zhvillimeve intensive, të cilat nëse zbatohen sikurse janë planifikuar, do të zhdukin në mënyrë të pakthyeshme vlerat natyrore që kjo zonë mbart.

 

Për këtë arsye, PPNEA së bashku me Institutin për Ruajtjen e Natyrës (INCA), si organizata partnere për Shqipërinë në rrjetin e organizatave rajonale të BioNet, organizuan në datën 27/08/20 një ekspeditë me disa përfaqësues të mediave kombëtare në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të këtij grupi tejet me vlerë në mirëinformimin e opinionit publik për rëndësinë e ruajtjes së kësaj zone.

Gjatë ekspeditës, përfaqësuesit e mediave diskutuan me ekspertët tanë mbi rëndësinë dhe vlerat ekologjike të kësaj zone, mbrojtjen ligjore që ajo gëzon, si dhe planet për zhvillim intensiv dhe jo të qendrueshëm të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar në brendësi të zonës së mbrojtur.

 

“Prishja e një ekosistemi të tillë nuk përbën vetëm humbjen e një zone me interes, por përbën shkatërrimin e një habitati unik, i cili nuk ndodhet askund tjetër në Shqipëri. Për këtë arsye, PPNEA së bashku me grupin e organizatave mjedisore në mbrojtje të Vjosë-Nartës, e kundërshton në mënyrë kategorike këtë iniciativë të papjekur të institucioneve qeverisëse. Gjithashtu, e ri-theksojmë gatishmërinë tonë për të kontribuar në përzgjedhjen e një territori të përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit jashtë Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”, thonë specialistët e mjedisit të PPNEA.

 

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara