e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Lejet e ndërtimeve kanë pësuar një rritje të sipërfaqes  me 2.3 herë në tre muajt e fundit të 2020 ndërsa na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet parlamentare.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë periudhës tetor-nëntor-dhjetor janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje prej 51,5 % të sipërfaqes .

 

Por nëse bëjmë një krahasim të numrit total të lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë 2020 rezulton se janë dhënë 133  më pak. Kryeqyteti vijon të mbetet i favorizuari duke marrë më shumë leje ndërtimi se qarqet e tjera në vend.

 

Vetëm në 3 muajt e fundit për Tiranën janë miratuar 98 leje ndërtimi ose më shumë se dyfish i sipërfaqes  në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas kryeqytetit renditet Durrësi  ku shtimi i lejeve të ndërtimit lidhet edhe me procesin e rindërtimit pasi ky ishte një ndër qytetet më të prekura nga tërmeti i 2019.Më pas renditen Elbasani, Fieri dhe Korça, raporton abc.

 

Në tremujorin e katërt 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 28,9 miliardë lekë, nga 11,7 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,5 herë.

 

Për sa i përket llojit të ndërtimeve peshën kryesore e mbajnë banesat individuale por nuk mbeten pas edhe ndërtesat industriale apo qendrat tregtare dhe hotelet.

Më shumë

10 mijë vdekje në tre muajt e parë të vitit

Në tre muajt e parë të vitit statistikat e fataliteteve kanë shënuar shifrën më të lartë historike ku numri i personave që kanë humbur jetën i është afruar numrit 10 mijë.   Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, në periudhën Janar – Mars kanë vdekur  9.657 persona, duke u rritur me 56% krahasuar me […]

Malësi, në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo Lulit

Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.   Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së […]

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.   Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka […]

Ekspozita: Historia e hebrenjve në Shqipëri përmes 150 dokumenteve dhe fotografive

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto të marra nga Arkivi Qendror Shqiptar dhe u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri të viteve 1933 – 1944!   Elsa Saka, drejtore e evidencës qendrore në Arkivë, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara