e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Një pjesë e madhe e shoferëve u përballën në fundvit me ashpërsinë e policisë rrugore duke u vendosur gjoba të majme si “dhuratë” për fundvitin, për mosbërjen e kolaudimit, panvarsisht kohës së shkurtër që u kishte mbaruar afati dhe hallit pse nuk e kishin bërë! Që prej 1 janarit automjetet po lëvizin lirshëm në të gjithë vendin pa kontroll teknik vjetor dhe pa merakun se do gjobiten nga policia, për arsyen se kanë “lejen” nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deri sa të rregullojnë infrastrukturën e re për koalidimin.

 

Pas kalimit të procesit të kolaudimit të automjeteve nga kompania private tek shteti, afati i vlefshmërisë të kontrollit teknik ose sic njihet të kolaudimit është shtyrë sërish.

 

Këto makina që shihni në rrugë nuk janë të sigurta pasi prej 6 muajsh në vendin tonë qarkullojnë makina të pasigurta, makina që nuk i janë nënshtruar kontrollit teknik. Këto makina fatkeqësisht vënë në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë.

 

“Flota e mjeteve në vendin tonë është mbi 10-15 vjecare. Duke qenë të tillë është krejt normale që pjesa më e madhe kanë nevojë për riparime të domosdoshme. Të cilët mbajnë në eficencë normale mjetin që të lëvizë në rrugë kjo në përputhje me kërkesat e Kodit Rrugor, Neni 78 dhe 79 që thotë nuk lejohet asnjë mjet të bëj lëvizje në rrugët e Republikës së Shqipërisë pa pasur kolaudimin. Pra ne kemi 6 muaj që nuk bëhet kolaudim”, thotë Artur Sulçe, ekspert rrugor.

 

Makinave që u ka përfunduar afati i kontrollit teknik, qarkullojnë lirshëm në rrugë. Drejtuesit e automjeteve u është lejuar të lëvizin në rrugë pasi kanë bërë pagën e kontrollit teknik që pritet të nisë në fund të këtej muaji. Arsyeja është se pas përfundimit te koncesionit problematik, nuk ishte ende gati vendosja ne funksion i një plani te dyte.

 

Ndërsa ne Kuvend dhe ne Presidence beri një rruge shume te gjate nisma ligjore qe rregullonte procesin e kolaudimit. Pavarësisht se kush është institucioni fajtor, me e rendesishem ne ketë moment është fakti se po mbushen 6 muaj qe automjetet e vjetra ne Shqipëri qarkullojnë te pakontrolluara nga ana teknike.

 

 

Më shumë

72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror

Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në pricipatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente. Zhvillimet politike […]

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën […]

Kongresi i Përmetit / 24 Maji i 1944 – Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi […]

Pandemia dhe shërbimet elektronike për qytetarët

Pandemia e koronavirusit rriti ndjeshëm nevojën e shërbimeve elektronike për qytetarët në Shqipëri, por një pjesë e madhe e tyre u gjetën të papërgatitur për t`i përdorur këto shërbime. Në Qarkun e Gjirokastrës një pjesë e popullsisë, kryesisht në moshë të madhe,vijon t`u drejtohet sporteleve të shërbimit. Një Program i Kombeve të Bashkuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara