e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Presidenca ka reaguar në lidhje me manifestimin e 2 marsit i cili është thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka publikuar detaje nga organizimi i manifestimit të 2 marsit dhe ka theksuar se nuk është “për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”.

Po ashtu, Blushi u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit dhe të mos bien pre e provokimeve dhe çdo gjë ta filmojnë me celular.

 

 

Më herët Presidenti Ilir Meta ka dhënë një video-mesazh me dy gishta lart në Facebook, ku fton  qytetarët që t’i bashkohen manifestit në mbrojtje të Kushtetutës.

“Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën ‘Kuq e zi’.”

 

2 Mars

Posted by Ilir Meta on Friday, February 28, 2020

 

 

 

Njoftimi i plotë i Presidencës:

 

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

 

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

 

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

 

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

 

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

 

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

 

pranverakuqezi@president.al

 

beselidhja@president.al

 

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

 

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

 

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

 

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI!

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara