Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

Presidenti Joe Biden mbrojti të hënën me forcë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani dhe hodhi poshtë kritikat e shumta për tërheqjen kaotike që po paraqet një krizë për të.

Zoti Biden tha se misioni i Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk kishte pasur si synim shtetndërtimin.

“Nuk ishte asnjëherë për të krijuar një demokraci të bashkuar dhe të centralizuar. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan vazhdon të jetë sot, ai që ka qenë gjithmonë – parandalimi i një sulmi terrorist në tokën amerikane”, tha Presidenti Biden.

Ai e pranoi se ngjarjet u zhvilluan më me shpejtësi nga ç’ishte parashikuar, por fajësoi për marrjen e vendit nën kontroll nga Talebanët mungesën e gatishmërinë së ushtrisë afgane për të luftuar grupin ekstremist.

“Udhëheqësit politikë të Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi. Ushtria afgane u rrëzua ndonjëherë pa u përpjekur të luftonte. Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të bëjnë një luftë dhe të vdesin në një luftë të cilën forcat afgane nuk janë të gatshme ta bëjnë për veten e tyre”, tha ai.

Mijëra civilë që në mënyrë të dëshpëruar donin të iknin nga Afganistani u mblodhën në pistën e vetme të aeroportit të Kabulit të hënën pasi talebanët pushtuan kryeqytetin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin evakuimet mes kritikave në rritje në vend.

Sipas njoftimeve, pesë persona humbën jetën. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se dy persona të armatosur ishin vrarë nga forcat amerikane në Afganistan gjatë 24 orëve të fundit.

“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim,” tha zoti Biden. “Pas 20 vitesh kam mësuar nga një përvojë e vështirë se nuk ka pasur kurrë një moment që do të ishte i përshtatshëm për të tërhequr forcat amerikane. Kjo është arsyeja pse ne jemi akoma atje.”

Zoti Biden e shoqëroi mbrojtjen e vendimit të tij me një paralajmërim ndaj Talebanëve: lëreni tërheqjen e SHBA-së të vazhdojë pa pengesa ose do të përballeni me një forcë shkatërruese. VOA

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara