e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

Presidenti i 11-të i Izraelit ka shprehur dëshirën që të bëhet i pari që do të vizitojë Shqipërinë.

 

Kur më 7 korrik 2021, Isaac Herzog u betua si Presidenti i 11-të në historinë e Shtetit të Izraelit, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Izrael, Bardhyl Canaj dhe Ines Demiri.

Gjatë bisedës përshëndetëse me ambasadorin shqiptar, ku ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Michal Herzog, Presidenti i 11-të i Izraelit ka shprehur dëshirën që të bëhet i pari që do të vizitojë Shqipërinë. Tone të ngrohta pati dhe biseda me kryediplomaten kosovare në Jeruzalem.

61-vjeçari Isaac Herzog është djali i ish-presidentit Chaim Herzog (presidenti i gjashtë i Izraelit, 1983-1993), duke shënuar rastin e parë, kur babai dhe djali janë zgjedhur në krye të shtetit hebraik.

Ish-kryetari i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog, mori 87 vota nga deputetët në një votim të fshehtë në parlamentin izraelit, Knesset. Kundërshtarja e Herzog, fituesja e Çmimit të Izraelit, Miriam Peretz, mori 27 vota.

Ishte fitorja më e madhe në çdo zgjedhje presidenciale në historinë e Izraelit.

Juristi Herzog, një ish-udhëheqës i opozitës dhe një ish-ministër i Mirëqenies dhe Diasporës, ka një lidhje të ngushtë shpirtërore me shqiptarët, duke dëshmuar dashurinë dhe respektin ndaj popullit që shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit famëkeq të ushtruar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 12 janar 2020, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jeëish Agency), Isaac Herzog, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.

“Faleminderit Isaac Herzogut, për shprehjen e gatishmërisë së tij për të përshtatur modelin e Diasporës Hebraike me Shqipërinë. Takim shumë produktiv me Kryetarin e Jeëish Agency dhe Ambasadorit Canaj, për të diskutuar mundësitë për të forcuar marrëdhëniet e veçanta midis shqiptarëve dhe Popullit hebre”, shkruhet në mesazhin e ambasadës shqiptare në rrjetet sociale, që ka publikuar edhe foto nga takimi.

Më 22 tetor, Parlamenti shqiptar, me iniciativën e përbashkët të dy deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti, miratoi përkufizimit të punës së antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA)

Si e tillë, Shqipëria është bërë një nga vendet e para shumicë-myslimane që miraton përkufizimin. Përkufizimi i rënë dakord nga IHRA, një organizatë ndërqeveritare që përfshin 34 vende anëtare, është një klasifikim i rënë dakord ndërkombëtarisht i antisemitizmit. Jo vetëm që është një deklaratë e qartë, e përmbledhur, por edhe një mjet efektiv me të cilin mund të matni dhe kundërveproni antisemitizmin.

Isaac Herzog, asokohe Kryetari i Agjencisë Hebraike, e përshëdeti aktin: “Unë e përgëzoj qeverinë shqiptare për hapin e rëndësishëm që ka ndërmarrë në luftën kundër antisemitizmit. Miratimi i përkufizimit të IHRA-së për antisemitizmin është mjeti më i rëndësishëm dhe efektiv aktualisht i vendosur në arenën ndërkombëtare për të ndërmarrë veprime praktike kundër murtajës së antisemitizmit. Përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim të mirë Edi Rama, për këtë vendim të rëndësishëm, i cili vjen pasi ai së fundmi përuroi një monument mbresëlënës në Tiranë në kujtim të Holokaustit dhe në nder të të Drejtëve Ndër Kombet nga populli shqiptar. ”

Ish-Kryetari i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog, në fjalën e mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit të organizuar online në Shqipëri, më 28 tetor 202, theksoi se Shqipëria ndërmori një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër antisemitizmit.

“Është konferencë mbresëlënëse. Dua të përgëzoj liderët në Shqipëri, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, zotin Edi Rama, zotin Taulant Balla. Shqipëria mori një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër antisemitizmit. Hebrenjtë duhet të jetojnë të lirë kudo që ndodhen.

Hebrenjtë janë kërcënuar dhe janë përballur me vuajtje të mëdha. Çdo vend duhet që të luftojë për të parandaluar këto incidente të tmerrshme. Në Afrikën e Jugut ka shumë urrejtje ndaj hebrenjve e ndaj duhet bërë gjithçka për të ndryshuar mendësinë. Janë parë shumë sulme ndaj institucioneve hebreje”, tha Herzog.

Shqiptarët kanë një mik të madh në “Shtëpinë e Bardhë” të Izraelit!

Nga Dash Frashëri – Izraeli Sot

 

Më shumë

Brezi i arsimit pandemik

Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që do të përçohen në dekada. Qeveria iu përgjigj situatës, duke shkurtuar buxhetin e arsimit në mes të vitit me 12 milionë euro (3.5%). Shpenzimet për arsimin në dy vitet e […]

Protestohet përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimit të bukës, energjisë elektrike, karburanteve

Qytetarëttë shumtë të protestuan para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.   Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara Kryeministrisë.   Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për […]

Rritja e çmimeve, të moshuarit në Korçë me sytë nga fëmijët për të përballuar jetesën

Me afrimin e sezonit të dimrit, qytetarët në Korçë shprehen të revoltuar pas lajmit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Shtresa me e prekur është ajo e pensionisteve. Sipas tyre, jetesa është bërë e papërballueshme, pas rritjes edhe të çmimit të bukës, gazit, druve për ngrohje dhe çmimeve të shportës.   Teksa […]

Shkodër, protestë kundër rritjes së çmimeve

Rritja javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, bëri bashkë sot në një protestë, përpara ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës, disa dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe pensionistë. Sipas Zef Bregut, jetesa tashmë është bërë e papërballueshme.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara