Albanian Profile
e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa prej kohësh nuk pranon që ti nënshtrohet rregullave të Covid- 19.

 

Siç shkruan gazeta italiane “ilgazzettinovesuviano.com”, që i referohet medias së njohur ruse fishki.net, Lukashenko ka deklaruar se i janë ofruar 940 milionë dollarë për t’iu nënshtruar masave izoluese, por nuk i ka pranuar.

 

“Një shumë prej 940 milionë dollarësh, i është ofruar Bjellorusisë si financim i shpejtë. Dua t’ju them se ne nuk do të vallëzojmë me asnjë. Nuk dua që situata që u krijua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fakt se ne po luftojmë këtë sëmundje”, tha Lukashenko në një takim të fundit me Kabinetin e Ministrave.

 

“FMN vazhdon të kërkojë nga ne: na jepni karantinën, izoloni veten, bëni shtetrrethim. Është e pakuptimtë”, tha më tej Lukashenko.

 

Kreu i Bjellorusisë Lukashenko edhe mes marsit dhe prillit, refuzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psikozë masive”.

 

Gjatë asaj periudhe, Lukashenko ftoi më shumë se 9 milionë bashkëqytetarë të tij që të vazhdojnë punën, të shkojnë në fusha dhe të drejtojnë traktorët, gjithashtu sepse “traktori shëron të gjithë” (Bjellorusia është një vend prodhues i traktorëve).

 

 

 

 

Më shumë

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara