Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, tha se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë në nismën “Open Balkan”, atëherë kjo nuk ka kuptim.
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç tha gjatë një vizite zyrtare që zhvilloi në Kosovëse kjo nismë duhet t’i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.
“Në këto iniciativa duhet matur dhe kalkuluar çdo gjë, e jo të shkohet me kokë pas muri. Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë është pa lidhje”, u shpreh presidenti kroat Milanviç. Ai tha se duhet të bëhen të qarta motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Motivet e nismës duhet të bëhen të qarta
“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saj?”, u shpreh presidenti kroat Milanoviç.
Dy ditë pas takimit të fundit të “Open Balkan” që u mbajt në Tiranë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke dëgjuar edhe deklaratën e presidentit kroat që e priti për vizitë në Kosovë, tha se “iniciativa e cila nisi si “Minishengen” në Novi Sad ka shkelur parimin e gjithpërfshirjes dhe trajtimin e barabartë rajonal”. Osmani tha se “Kosova insiston që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e procesit të Berlinit”. Ndërsa, sipas saj, “përderisa Serbia e udhëheq iniciativën “Open Balkan” dhe nuk e njeh Kosovën s’mund të pritet nga Vuçiçi që të ketë qëllime të mira”.
Osmani: Vuçiçi nuk mund të ketë qëllime të mira
“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiç që ka qëllime të mira për Kosovën sepse vet militarizimi i Serbisë që po ndodh tregon se ka tendenca destablizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën atëherë dikush mund ta merr seriozisht deklaratën e Vuçiçit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, u shpreh presidentja Vjosa Osmani.
Dy ditë më parë takimi i “Open Balkan”, u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen e Shqipërisë si nikoqire, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ftesën për t’u përfshirë në këtë nismë ua drejtoi edhe tri vendeve të rajonit, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës duke përsëritur se “Open Balkan është një nismë gjithëpërfshirëse”.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]