e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Ultrakonservatori Ebrahim Raisi ka torturuar dhe ekzekutuar bashkëvendasit e tij. Tani ai mori detyrën e presidentit të Iranit. Cili do të jetë ndikimi në marrëdhëniet gjermano-iraniane?

Irani ka një president të ri. Ebrahim Raisi. Kleriku dhe juristi 60-vjeçar me syze dhe me buzëqeshje gjoja të ndrotjur bëri betimin të enjten (04.08). Ultrakonservatori e merr këtë detyrë në kohë kritike: Në Vjenë bisedimet me SHBA për të ardhmen e marrëveshjes atomike kanë ngecur. Edhe sulmi i fundit me drone ndaj një anije cisternë para brigjeve të Omanit, ka bërë edhe njëherë të qartë, se sa e brishtë është situata e sigurisë në Gjirin Persik. Si SHBA edhe Britania e Madhe fajësuan Iranin, për sulmin ndaj cisternës së një firme izraelite.

Nëse e ardhmja e politikës së jashtme të Iranit nën Raisin duket e errët, një vështrim në biografinë e presidentit të ri nxjerr në pah njolla të zeza, nga pikëpamja e aktivistëve të të drejtave të njeriut. Jo shumë kohë më parë, Raisi si kreu i drejtësisë lejoi ekzekutimin e mjaft pjesëmarrësve në protestat e vitit 2018 dhe 2019.

Që në fillim të karrierës së tij, para tre dekadash, Raisi u profilizua si një përkrahës pa skrupuj i regjimit. Në vitin 1988 ai ka qenë pjesëmarrës në torturimin dhe ekzekutimin e mijërave të burgosurve politikë. Për këtë arye SHBA e vendosi Raisin në vitin 2019 në listën e sanksioneve. Ardhja e Raisit në post ka bërë që mjaft politikanë gjermanë të politikës së jashtme të kërkojnë një kthesë në marrëdhëniet me Teheranin. “Nëse një gjykatës që i ka duart me gjak, bëhet president i vendit, atëherë është detyrimi ynë që të vendosim si prioritet temën e të drejtave të njeriut”, është shprehur, Omid Nouripour, zëdhënës për politikën e jashtme i Të Gjelbërve.

“Të marrin fund tonet e ulta”

Tema e të drejtave të njeriut në presidencën e paraardhësit të Raisit, Rouhani në rastin më të mirë zinte një vend të vogël. Kur forcat iraniane të sigurisë shtypën brutalisht protestat në vitin 2019, të zhvilluara kundër çmimeve të rritura të benzinës, nga qeveria gjermane nuk pati një dënim të qartë të qeverisë në Teheran. “Këto tone të ulta duhet të marrin fund”, kërkon Nouripour.

“Ne kemi nevojë për një strategji të re për Iranin”, kërkon edhe Bijan Djir-Sarai, zëdhënës i partisë liberale, FDP për politikën e jashtme në bisedë me Deutsche Wellen. Kjo nuk duhet të orientohet vetëm në bisedimet atomike me Iranin. Që në fillim të këtij sërish debatohet për një ristartim të marrëveshjes atomike, që u arrit në vitin 2015 me përpjekjen e SHBA, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës.

Marrëveshja atomike nuk është tema e vetme

Marrëveshja atomike ka sunduar këto tetë vite marrëdhëniet gjermano-iraniane, analizon Cornelius Adebahr, studiues në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jahtme, DGAP. Por ka edhe tema të tjera, si politika e brendshme, të drejtat e njeriut dhe çështjet rajonale. Gjermania ka vepruar shumë pak në këto drejtime”, thotë Adebahr për DW. Fasada e moderuar që ruante paraardhësi i Raisit, Hasan Rouhani e bënte më të lehtë të mos merreshe me këto tema. “Tani do të bëhet më e vështirë për Gjermaninë dhe Europën ta mbrojnë publikisht linjën e politikës stabilitetit autoritar”, thekson politologu gjermano-iranian, Ali Fathollal Nejad për DW.

Aktualisht ka sinjale për një kthesë në politikën gjermane kundrejt Iranit. Në fund të qershorit Bundestagu miratoi rezolutën e parë për të drejtat e njeriut kundër Iranit që prej 10 vitesh. Kërkesa e përbashkët e Unionit CDU/CSU dhe Të Gjelbërve e liberalëve thekson vendosjen e gjendjes së të drejtave të njeriut në qendër të politikës gjermane për Iranin, dhe verifikimin kritik të kësaj politike. Iranit duhet t’i kërkohet të respektojë të drejtat e njeriut, dhe qeveria gjermane duhet të ndikojë, që ky vend t’i bashkohet Konventës së OKB për të Drejtat e Grave dhe kundër Torturës, kërkon rezoluta.

Krisa si shans për bashkëpunim?

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë, se edhe për shkak të interesit gjerman duhet të vendosen më shumë në fokus të marrëdhënieve gjermano-iraniane problemet ekonomike dhe mjedisore të vendit. Ky vend vuan nga nja papunësi e lartë, mungesa e ujit dhe emergjenca mjekësore. “Nëse gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga vendi, sepse bëhet i pabanueshëm, atëherë kjo prek edhe interesat tona”, thekson Adebahr.

Eksperti i DGAP-së shikon shanse sidomos në bashkëpunimin gjermano-iranian. “Gjermania për shembull mund të bëjë shumë në drejtim të çështjes së ujit dhe mbrojtjes së mjedisit apo ndihmës ekonomike. Përmes mirëkuptimit ekonomik, mund të arrijmë shumë gjëra pozitive”, shprehet me optimizëm, Adebahr.

Politikani i Të Gjelbërve për politikën e jashtme, Nouripour thekson, se Gjermania nuk duhet të harrojë edhe rolin e Iranit në rajon. “Në tryezë të bisedimeve duhet të vendosen edhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga sistemi, jashtë Iranit, si për shembull në Siri.” Irani është aktiv në luftën civile në Siri, mbështet milicët shiitë në Liban dhe Irak, Hamasin në Rripin e Gazës, e bashkëpunon me rebelët në Jemen. Përveç kësaj ky vend zotëron programin më të madh të raketave balistike në rajon. Me këtë mund të goditen objektiva edhe në Izrael. Prandaj ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është shprehur, që programi iranian i raketave të bëhet pjesë e bisedimeve për marrveshjen atomike.

Takimi i parë mes Gjermanisë dhe qeverisë së re iraniane nën ultrakonservatorin, Raisi do të jetë në tryezën e bisedimeve për të ardhmen e marrëveshjes atomike. Që bisedimet me të nuk do të jenë të lehta, Raisi e ka bërë të qartë. “Nuk do të lejoj, që të negociohet thjesht për negociim”, është shprehur presidenti i ri iranian në qershor. DW

Më shumë

Putini kritikon praninë e trupave të huaja në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi praninë e trupave të huaja në Siri, duke thënë se ato janë atje kundër vullnetit të qeverisë siriane dhe po bllokojnë forcimin e vendit të shkatërruar nga lufta, thuhej në një njoftim të Kremlinit të martën.   Zoti Putin i referohej qindra trupave amerikane të dislokuara në Sirinë […]

Olimpiada ndëshkon Korenë e Veriut për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.   Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson […]

Talebanët emërojnë qeverinë e re të përkohshme

Talebanët emëruan Mullah Hasan Akhundin, një bashkëpunëtor i themeluesit të lëvizjes së tyre Mullah Omar, si kreun e qeverisë së re të përkohëshme të Afganistanit të martën dhe Mullah Abdul Ghani Baradarin, kreun e zyrës politike, në postin e zëvendës kryeministrit.   Sarajuddin Haqqani, djali i themeluesit të rrjetit Haqqani, të përfshirë në listën […]

Senatori amerikan: “Agjencia e Faucit i dha fonde Institutit të Wuhan e financoi studime për Covid-19 në Kinë”

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e sapo publikuara sugjeruan që agjencia e tij financoi kërkime ‘të rrezikshme’ lidhur me Institutin e Wuhan në Kinë, pavarësisht mohimeve të mëparshme.   Kërkesat për shkarkimin e këshilltarit shëndetësor vijnë pasi Intercept […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara