e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

 

Një nga udhëheqësit e Bosnje-Hercegovinës ka bërë sërish thirrje për ndarjen e vendit, duke premtuar se do të bllokojë vendimmarrjen në qeveri.

 

Milorad Dodik, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, një nga tre zyrtarët që formojnë institucionin e presidentit në Bosnje Hercegovinë, tha se kriza politike në vend do të zhduket vetëm kur të zhduket edhe Bosnja.

 

Të deleguarit nga perëndimi i shohin komentet e tij si një sfidë ndaj marrëveshjes së paqes që u arrit me ndërmjetësimin e SHBA-ve, duke i dhënë fund luftës civile në vitin 1995.

 

Marrëveshja e Dejtonit e përçau vendin në dy grupe: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate. Çdo vendim duhet të ketë miratimin e të tria grupeve etnike, përndryshe vendimmarrja do të bllokohet.

 

Muajt e fundit ka pasur një rritje të tensioneve, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se një tokë bujqësore, e konsideruar pa zot, ishte pronë e shtetit të Bosnjës, dhe jo e Republikës Serbe.

 

Politikanët që përfaqësojnë Republikën Serbe i kanë dhënë gjykatës 60 ditë kohë për ta kthyer mbrapsht vendimin, ndërkohë që pro-rusi Dodik bëri sërish thirrje për ndarjen e serbëve të Bosnjës, në mënyrë që të bashkohen me Serbinë. Ky është plani që çoi drejt luftës civile të Bosnjës, që la të paktën 100 mijë të vrarë në tre vite (1992-1995).

 

“Lamtumirë, Bosnje. Mirë se vjen ‘exit’ i serbëve të Bosnjës”, tha Dodik në fillim të këtij muaji.

 

Ambasada amerikane në Bosnje publikoi në rrjete shoqërore, pas një takimi me Dodik, se presin respektimin e plotë të Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

 

Dodik, i cili është ndaluar të udhëtojë në SHBA për shkak të qëndrimeve të tij, e ka akuzuar Amerikën se po mban qëndrimi “anti-serbe”.

 

“Nuk po kërcënoj njeri. Thjesht po kërkojmë të drejtat tona dhe s’ka njeri të drejtë të na imponojë zgjedhje, as amerikanët”, deklaroi ai.

 

“Tërheqja e  njëanshme nga institucionet, bllokimi i vendimmarrjes në këto institucione, janë të papranueshme dhe jo-produktive, ndaj do të minonin përmirësimin që duan të shohin qytetarët”, thanë SHBA dhe BE në një deklaratë të përbashkët për “Western European”. euronews albania

 

 

Më shumë

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.     Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të […]

Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.   Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.   BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet […]

25 vjet nga masakra e Srebrenicës

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se […]

Bosnjë-Hercegovina mbetet e përçarë edhe 25 vjet pas Dejtonit

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti këtë javë një debat virtual për Bosnjë-Hercegovinën. Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko, foli mbi procesin e zbatimit të paqes në BH në periudhën 16 tetor – 15 prill.   Duke folur për gjendjen e përgjithshme politike Valentin Inzko, thotë se liderët politikë dhe institucionalë në BH kanë treguar gatishmëri […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara