Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Presidenti Donald Trump do të vijojë të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një votim historik  në Senatin amerikan nuk u aprovua asnjë nga dy akuzat e ngritura ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për abuzim pushteti  lidhur me çështjen “Ukrainagate”  dhe akuzat e dytë për pengim të procesit të hetimit në Kongres.

Sikundër pritej në Senatin e kontrolluar nga republikanët  senatorët  për akuzën e parë votuan 52 kundër shkarkimit të Donald Trump dhe  48 vota pro.  Dhe vetëm një republikan votoi kundër presidentit. Ai ishte ish-kandidati për president Mitt Romney senator në Utah. Gjatë fjalimit të tij në senat Romney u shpreh se Trump ishte fajtor pasi ka abuzuar me  besimin e popullit.

Edhe për akuzën e dytë pengim i procesit të hetimit  u votua 53 vota kundër dhe 47 pro shkarkimit të presidentit.

Gjyqi politik i të mërkurës i jep fund  procesit 5 mujor  të kërkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, sipas të cilëve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka abuzuar me pushtetin duke ushtruar presion mbi Ukrainën për të kërkuar hetim mbi ish- zvpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Pas përfundimit të gjyqit në senat dhe ku Donald Trump u shpall i pafajshëm, kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve Nancy Pelosi u shpreh se Trump mbetet “një kërcënim i vazhdueshëm për demokracinë Amerikane” dhe se republikanët e Senatit kishin “normalizuar  paligjshmërisë”.

Kreu demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se gjithmonë do të ketë “një yll gjigand pranë shkarkimit të presidentit”

Pas vendimit të Senatit 73-vjeçari reagoi në rrjetin social “twitter”  duke postuar një video  duke dhënë sinjale se ai është gati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe gati për një mandate të dytë.  “Trump foverever”,  shkruhet në postimin e tij.

Donald Trump do të hyjë në historinë e SHBA si presidenti i tretë, i cili është përballuar me një gjyq për shkarkim në Senat dhe ku u shpall i pafajshëm.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara