Presidenti i Republikës së Shpipërisë, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjezit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, nëpërmjet një video-konference.
Në këtë takim të rëndësishëm, mori pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe shumë përfaqësues të lartë shtetërorë e personalitete politike nga vende të ndryshme.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta, duke ju bashkuar lutjeve për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por për mbarë botën, theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen shumë krenarë për harmoninë ndërfetare unike, si model frymëzues për të gjitha vendet.
Kreu i Shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet miqësore me Izraelin, vuri në dukje krenarinë e kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.
FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META
Shalom (Paqe) nga Tirana, nga Shqipëria!
Të dashur miq të Kneset-it (Parlamentit izraelit) nga Jeruzalemi dhe nga mbarë bota gjithashtu!
Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet e mia më të ngrohta, si dhe gjithashtu ato në emër të popullit shqiptar!
Sot, teksa jeni mblidhur në atë qytet të shenjtë, do të dëshironim t’ju bashkoheshim lutjeve tuaja për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por botën mbarë!
Kombet tona janë të lidhura me një nyje historike dhe miqësi që është përçuar dhe trashëguar nëpër shumë e shumë breza.
Megjithëse jemi vende dhe kombe relativisht të vegjël, ne gjithmonë kemi luftuar për të drejtën që të jetojmë të lirë në truallin tonë.
Ne gjithashtu ndajmë së bashku angazhimin tonë të plotë për shumëllojshmërinë fetare si një element thelbësor i demokracive tona.
Ishte pikërisht kjo lidhje që i bëri shqiptarët t’i ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje bashkësisë hebreje shqiptare, si dhe gjithëve atyre hebrenjve që po arratiseshin nga vendet e tjera evropiane për t’i shpëtuar asgjësimit pothuajse të sigurt nga Holokausti gjatë territ të dhunshëm dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.
Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë.
Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje.
Dhe për këtë jemi shumë krenarë!
E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare!
Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri.
Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme.
Kujtimi i trimërisë së “Njerëzve të drejtë mes kombeve” duhet të mbahet mend dhe të çmohet si një shenjë e mbrojtjes nga ana e Zotit të Plotfuqishëm për popullin e tij të zgjedhur.
Ka një thënie të shenjtë se: Ai që shpëton qoftë edhe një jetë njerëzore, ka shpëtuar botën mbarë!
Ç’është e vërteta, Zoti është treguar dashamirës për kombet tona tona dhe na ka bekuar me paqe dhe liri në tokat tona.
I kemi mirëpritur zhvillimet më të fundit mes Shtetit të Izraelit dhe vëllezërve tanë në Kosovë.
Do të donin ta shfrytëzonim këtë rast për të falënderuar edhe udhëheqjen e miqve tanë të përbashkët në Shtetet e Bashkuara për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.
Në librin e profetit Jeremia, shkruhet se ne duhet të “Kërkojmë paqen në qytetin, në të cilin ju kam caktuar të jetoni si dhe t’i falemi Zotit për të; sepse në paqtimin e qytetit ju do të gëzoni edhe paqen tuaj!”
Zoti i Plotfuqishem le ta bekojë Izraelin, Shqipërinë e të gjitha kombet dhe t’i sjellë paqe dhe mirëqenie qytetit të Jeruzalemit si dhe të gjitha qytetet ku ju ka përcaktuar të jetoni! Paqja qoftë mbi ju të gjithë!
902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara – KQZ: Emigrantët rrezikohen të mos votojnë edhe këtë rradhë
“Aleanca për Ndryshim”, PD formon koalicionin me aleatët, LSI del e vetme
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
Pandemia nuk ndal migrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi
Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19: Pacientë nga Hasi, Kukësi e Tropoja kurohen në spitalet saj
Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri
Gjatë ditëve të ftohta të dimrit problemi kryesor për familjet shqiptare është ngrohja. Me se ngrohen shqiptarët? Cilat janë burimet kryesore? Të dhënat e vjetarit rajonal statistikor të Instat, tregojnë burimet e ngrohjes sipas qarqeve për vitin 2019-të. Siç tregohet dhe në grafik baza kryesore e ngrohjes për familjet shqiptare janë drutë e […]
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ritheksoi sot nevojën që udhëheqësit politikë të sigurojnë se listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të pastra. Në një postim në Twitter ajo nënvizoi se kjo nuk duhet bërë “thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë […]