e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për mediat ka komentuar edhe ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”.

Në fjalën e tij ai u shpreh se mazhoranca me këtë veprim fyeu rëndë Komisionin e Venecias, i cili u thirr nga Kuvendi një ditë para miratimit të këtij ligji në seancë plenare. Meta foli për një grusht shteti të cilin ai nuk do ta lejojë. Miratimin e këtij ligji ai e quajti “nxitim në panik nga ana e mazhorancës”.

“Fyerje e rëndë që i bëhet Komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias”, tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, “që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funskion të realizimit fina të grushtit të shtetit”.

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias.

Ky ishte një atentat i mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit.

Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit. Rilindja është teatri dhe estrada nr. 1 e këtij shteti dhe e këtij populli.”, tha Meta.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara