e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Pas vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut në fillim të nëntorit, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli do të udhëtojë në Shqipëri më 3-4 shkurt.

“Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin. Së pari, do të doja të përsëris solidaritetin tim me Shqipërinë dhe popullin e saj pas tërmetit shkatërrimtar të fundit të nëntorit. Zemra ime është me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ndonëse paratë nuk mund t’i zhbëjnë vuajtjet, ato janë shumë të nevojshme për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën. Unë mbështetem te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të pritet nga BE-ja në Bruksel, më 17 shkurt.

Së dyti, dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim shumë të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që ende nevojiten në udhën e anëtarësimit në BE. Ne do të bëjmë çmos edhe për të bindur Shtetet Anëtare që ende kishin rezerva për këtë në mbledhjen e fundit të Këshillit.

Ndërkohë, zhgënjimi nga mosvendimi i Këshillit duhet të përkthehet në energji të rinovuar dhe nisma drejt së ardhmes. Unë e inkurajoj Shqipërinë që të përqendrohet në objektivin e përgjithshëm dhe ta përdorë këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë në thelb për më të mirën e vendit tuaj dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron me një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë Presidenti Sassoli do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë. Ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe drejtuesit e grupeve politike, Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësuesen e LSI-së Klajda Gjosha. Sassoli, gjithashtu, do të mblidhet dhe do të diskutojë me studentë të universitetit, si dhe me përfaqësues të grupeve të ekspertëve dhe UNICEF-it.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara