e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

 

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

 

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviç, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

 

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviç, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç.

 

Millojko Spaiç është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiç.

 

Sipas propozimit të Krivokapiçit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniç Bojoviç, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniç, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiç.

 

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviç, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviç dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviç.

 

Krivokapiç tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

 

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

 

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do t’i afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiç në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata të fillojnë punën.

 

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviç emëroi Krivokapiçin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

 

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”.

 

Më shumë

Abazoviç refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi, kërkon më shumë

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, raportohet t’i ketë ofruar nëntë ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, Frontit Demokratik.   Po ashtu, tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit i është ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviçi   Sipas raportimeve, koalicionet […]

Gjukanoviçi pranon fitoren e opozitës

Pas gati 30 vjetësh në pushtet Milo Gjukanoviç është i gatshëm të pranojë vullnetin e qytetarëve dhe të kalojë në opozitë. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se partia e tij është e gatshme ta pranojë fitoren e opozitës nëse tri aleancat politike mund të formojnë një koalicion pas suksesit të tyre […]

NATO, shqetësim për Malin e Zi. Ish-zyrtari: BE të rrisë ndikimin në Ballkan

Përballë mundësisë së krijimit të një qeverie të re pro-ruse dhe pro-serbe në Malin e Zi pas zgjedhjeve të fundjavës, NATO po e ndjek me vëmendje situatën në vendin e vogël por të rëndësishëm të aleancës perëndimore.   Një ish-zyrtar i lartë i NATO-s tha për Euronews se BE duhet të përmirësojë marrrëdhëniet me […]

Mal i Zi, Partia e Gjukanoviç në opozitë, Dritan Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re

Për herë të parë pas 30 vitesh në pushtet, partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Gjukanoviç nuk do jetë ajo që do të drejtojë Malin e Zi.   Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës ku qytetarët zgjodhën të votonin për koalicionin pro serb, ky i fundit nisi negociatat për të siguruar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara