e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së ka përshtatur punën e saj për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të institucioneve shqiptare, shoqërisë civile dhe grupeve të cenueshme. Në konsultim të ngushtë me bashkëbiseduesit kryesorë, Prezenca u përqendrua në ndihmën emergjente dhe nevojat e menjëhershme të autoriteteve vendase. Prezenca do të vazhdojë të përshtatë mbështetjen e saj afatmesme dhe afatgjatë në përputhje me mandatin e saj dhe kërkesat e reja për shkak të pandemisë.

 

Për të ndihmuar Policinë Kufitare dhe të Migracionit në kryerjen e detyrave të saj pa u rrezikuar, Prezenca së shpejti do t’i sigurojë pajisje për mbrojtje personale me vlerë 20 000 euro. Gjithashtu, me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Greminger dhe Fondit të Ballos së Bamirësisë të OSBE-së, 450 familjeve në nevojë që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian do t’u sigurohen ushqime dhe artikuj higjienikë.

 

“Jemi krenarë që kemi ndihmuar Kuvendin e Shqipërisë të funksionojë në mënyrë virtuale, në këtë kohë krize, në përmbushje të funksioneve të tij legjislative dhe mbikëqyrëse. Transparenca e punës parlamentare u rrit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të takimeve online,” tha Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Borchardt tha, po ashtu, se ishte i kënaqur me rifillimin e punës për reformën zgjedhore, për të cilën Prezenca kishte bërë thirrje të vazhdueshme, si edhe premtoi mbështetje të mëtejshme për këtë proces. Me kërkesën e parlamentit, Prezenca ka ofruar komentet e saj për ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, që kishin të bënin me masat e reja në kohë krize.

 

Duke qenë se COVID-19 paraqet një kërcënim të shtuar për njerëzit në rrezik trafikimi, Prezenca e përshtati mbështetjen e saj për trajtimin e shfrytëzimit dhe trafikimit të personave duke u përqendruar, veçanërisht, në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo ndihmoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për hartimin e një udhëzuesi për menaxhimin e mbrojtjes së fëmijëve gjatë krizës COVID-19.

 

“Ne do të vijojmë t’u përshtatemi nevojave në ndryshim të Shqipërisë,” tha Borchardt. “Reforma të tilla si ato në fushën e zgjedhjeve, sistemit të drejtësisë, antikorrupsionit, antitrafikimit dhe të sigurisë mbeten të rëndësishme për vendin gjatë dhe pas kësaj krize dhe ne do të mobilizojmë ekspertizë dhe burime shtesë për të mbështetur çuarjen e tyre përpara.”

 

Gjithashtu, Prezenca do të punojë për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve qendrore dhe vendore për trajtimin e krizës, për rritjen e  kontributit të shoqërisë civile dhe qarqeve akademike, veçanërisht në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, si dhe do të punojë për zhvillimin e formave të reja të të mësuarit online për organet ligjzbatuese dhe gjyqësorin, pa lënë mënjanë ndikimin e COVID-19-s në çështjet gjinore, përfshirë dhunën me bazë gjinore.

14 maj 2020

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara