e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Në orët e para të mëngjezit të së dielës së 17 majit,  mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

 

E gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta.

 

 

 

Tensionet kanë vijuar për orë të tëra dhe mësohet se disa dhjetra persona, mes tyre disa artistë, që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

 

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.

 

Forca të shumta policore ndërhynë sot me forcë në Teatrin Kombëtar për të larguar protestuesit, që e mbronin prej muajsh dhe i hapën rrugën prishjes së tij.

 

Forcat e rendit njoftuan se 37 persona i ka shoqëruar në stacione policore pas kundërshtimit të operacionit për zbrazjen e Teatrit Kombëtar nga njerëzit, para se ndërtesa të prishej sipas kërkesës të Bashkisē së kryeqytetit.

 

Operacioni i befasishëm policor nisi në orën 04:30 dhe zgjati vetëm pak minuta duke i gjetur në befasi të gjithë qytetarët që po qëndronin për të mbështetur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

 

Qytetarët janë goditur nga policët me sprajte djegës në fytyrë të tjerë janë ngritur peshë për krahësh dhe janë larguar nga ndërtesa, dhe disa dhjetëra janë shoqëruar nëpër stacione policore.

 

Pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dëshmuan se ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe e rreptë, një pjesë e tyre ishte e armatosur.

 

Policia njoftoi se për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar dhe u janë marrë deklarime 37 personave, ndërkohë që, sipas saj, dy policë janë goditur me sende të forta dy punonjës policie.

 

Menjëherë pas policëve në sheshin e Teatrit Kombëtar erdhën mjetet e rënda të Inspektoriatit të Ndërtimit, të cilat goditën shpejt fasadat e dy ndërtesave të kompleksit historik të Teatrit Kombëtar.

 

Me kalimin e minutave dhe me zbardhjen e ditës në rrethimin e sheshit të Teatrit u mblodhën shumë qytetarë në një protest spontane, duke thirrur poshtë diktatura.

 

Disa herë ata u përplasën me forcat e policisë, që ishin të shumta në numër dhe të forcuar me një rrethim metalik.

 

Protesta herë të ndezura e herë të zbehta nuk mund të zhbënin megjithatë rrëzimin përtokë të Teatrit Kombëtar, për të cilin u bënë përpjekje 22 vjecare për ta shembur.

 

Protestuesit kërkuan prej më shumë se dy vjetësh që një teatër i ri mund të ndërtohej kudo tjetër në kryeqytet, por këmbëngulja për ta ndërtuar në truallin e Teatrit Kombëtar ekzistues 80 vjecar ka të bëjë, sipas tyre, me një aferë të madhe korruptive dhe hapjen e një sheshi të shtrenjtë ndërtimi në qendër të kryeqytetit.

 

Pas 37 ndalimeve të mëngjesit, policia vazhdon me ndalime të tjera të të rinjve që po protestojnë në afërsi të Teatrit Kombëtar.

 

Ata u ulën për disa minuta në rrugë, në shenjë proteste ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar dhe veprimeve të policisë, por forcat e rendit ndërhynë dhe i morën me shpejtësi në automjetet e tyre.

 

Në rrugët pranë Teatrit Kombëtar po vazhdojnë protesta spontane nga grupime të ndryshme banorësh, kryesisht të rinj në moshë.

 

17 maj 2020

 

Më shumë

Poezitë e shkruara me dorë në burg, Visar Zhiti prezanton librin e fundit

Shkrimtari Visar Zhiti paraqiti, pasditen e të premtes, në biblioteken publike të qytetit të Shkodrës librin e tij të fundit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Libri përmban poezitë e tij, të shkruara me dorë gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë-Barit.  Poeti vuajti 10 vite heqje të […]

Shtatori, muaji i Trashëgimisë Kulturore – Dea e Butrintit

Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artik antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.   Mermer. Lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shek. IV p.e.s.       Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin […]

Nis festivali ndërkombëtar i filmit në Kosovë

Të ftuar të shumtë kryesisht të botës së artit morën pjesë në hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Prifest.   Festivali është hapur me filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli, film ky që deri më tani ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.   Por për Bashollin është ndjenjë e vecantë që filmi të shfaqet […]

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara