Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë, organizata “Wildlife – Albanian Photographers”, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit, ka organizuar ekspozitën fotografike me temë: Shpendët shtegëtarë (migrues).
“Wildlife Albania Photography” është grupi më i madh i fotografëve shqiptarë në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon, që me aparatet e tyre sjellin foto të shpendëve shtegtarë dhe kafshëve të egra të kapura në natyrë.
Arian Mavriqi, kryetar i kësaj organizate, u shpreh se kjo ekspozitë do të prezantohet në të gjithë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoni e Veriut dhe Malin e Zi.
Të jesh fotograf i botës së egër nuk është gjë e lehtë, pasi që kjo kërkon durim dhe përqendrim të madh. Përveç kënaqësisë që të jep shkrepja e një fotoje, ky angazhim shërben edhe për të sensibilizuar njerëzit që të mbrojnë dhe të bëhen një me natyrën dhe aq më tepër të mbrojnë shpendët dhe kafshët e rralla që janë në rrezik zhdukjeje.
Ekspozita do të jetë e hapur në mes të datave 09-12 tetor tek “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me ekologjinë e shpendëve migrues përmes fotografive të shkrepura nga fotografët e ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Rosa e ngricave rikthehet në tokën shqiptare pas shumë vitesh
Pas borës Shqipëria “ngrin”, bllokohen zonat malore
Shqipëria mbulohet nga bora, ARRSH apelon për kujdes
Buna del nga shtrati, uji vërrshon në lagjet e Shkodrës
“Anuloni aeroportin e Vlorës!” – 36 organizata kundërshtojnë ndërtimin në Zonën e Mbrojtur: Rrezik për aksidente ajrore nga shpendët
Përmbytjet në Shkodër, 3000 hektarë nën ujë
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 24-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e […]
Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e Nartës. Mëngjezin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie. Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë. Dy […]
Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi. Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan […]
Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë. Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet […]