Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një nga nivelet më të ulëta në shumë vite për këtë periudhë.

 

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-gusht shënoi një rekord gjatë tetë muajve të periudhës janar-gusht të këtij viti dhe duke lënë pjesërisht të thatë më shumë se sa zakonisht liqenin e Fierzës por jo në kuota shumë të ulëta. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se prodhimi prej gati 7.1 miliardë kWh këtë vit është 92% më i lartë se sa në vitin 2020 ku prodhimi nga sektori publik u rrit me 107% ndërsa ai në sektorin privat me 74%.

 

Prodhimi i bollshëm bëri që vendi të jetë eksportues neto për këtë tetëmujor, por eksportet ishin të larta në periudhën janar-qershor ndërsa në korrik dhe gusht, prodhimi vendës nuk mjaftoi të mbulojë të gjithë konsumin.

 

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri përcaktohet kryesisht nga faktori i reshjeve, pra sasia e shiut që bie nga qielli ndërsa një rol jo të vogël ka edhe menaxhimi efikas i kaskadës së Drinit. Në vite me shumë reshje prodhimi rritet njëkohësisht nga sasia më e madhe e ujit dhe nga niveli mesatarisht më i lartë i liqeneve, ku sa më i lartë të jetë niveli, aq më i lartë është presioni dhe eficenca e prodhimit të energjisë.

 

Këto dy faktorë bëjnë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë i luhatshëm. Në vitin 2018 Shqipëria prodhoi 8.6 miliardë kWh, një rekord historik, ndërsa në vitet 2019 e 2020 prodhimi ra në 5.2 dhe 5.3 miliardë. Gjasat janë që viti 2021 do të jetë një vit tjetër rekord për prodhimin.

 

Kryeministri Edi Rama shpalli se vendi gjendet në krizë energjetike javën e kaluar dhe i akordoi një garanci për huamarrje me vlerë 200 milionë euro kompanive të sistemit të energjisë për të paguar faturat e shtrenjta të importit. Opozita e akuzoi qeverinë se e ka keqmenaxhuar kaskadën e Drinit qëllimisht, duke prodhuar energji me tepri dhe duke e shitur lirë dhe për të justifikuar në këtë mënyrë importe të shtrenjta të energjisë në këto kohë të vështira në tregun rajonal.

 

Të dhënat e Entit tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, veçanërisht në muajt korrik e gusht, ka sjellë rënien e nivelit në liqenin e Fierzës në kuota goxha më të ulëta se sa mesatarja historike por sërish larg minimumit historik. Kështu, në muajin korrik, niveli i Fierzës ishte 282.7 metra ose 2.4 metra poshtë mesatares shumëvjeçare, e cila është 285.1 metra. Dhe për muajin gusht, niveli këtë vit ishte 274.3 metra, plot 5.1 metra më poshtë se sa mesatarja historike që është 279.4 metra.

 

Korriku dhe gushti ishin gjithashtu muajt e vetëm të këtij viti kur vendi ynë ishte deficitar sa i përket energjisë elektrike dhe importoi një pjesë të energjisë së konsumuar.

 

Çmimet e energjisë elektrike u çmendën në Evropë dhe në rajonin tonë gjatë muajve të fundit duke u shumëfishuar në krahasim me çmimet e zakonishme. Pasojat financiare të kësaj rritjeje në çmimet e importit nuk janë shumë të qarta për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri janë të njohura për mungesë transparence. Kompanitë kryesore të sistemit nuk kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet e vitit 2020 dhe as nuk publikojnë të dhëna periodike tremujore.

 

Të dhënat e publikuara nga ERE janë kryesisht në sasi kilovatorësh dhe mbartin pak informacion mbi gjendjen financiare të kompanive të sektorit.

 

Prodhimi i lartë i energjisë elektrike është shoqëruar njëkohësisht me humbje të mëdha teknike dhe jotektike. Sipas të dhënave të dorëzuara nga OSHEE në Entin Rregullator, në vitin 2021 janë humbur 1.1 miliardë kWh energji elektrike me një rritje 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Humbjet e OSHEE-së ishin 19.3% e totalit të energjisë së shpërndarë prej saj. Sipas planit të qeverisë aktuale, ato duhet të ishin më pak se 8%.

 

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri furnizohet nga hidrocentralet shtetërore, hidrocentralet private dhe votovoltaikët. Prodhimi nga hidrocentralet private ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas hyrjes në prodhim të dy hidrocentraleve të mëdha të kaskadës së Devollit. Të dy këto hidrocentrale realizuan gjatë periudhës në fjalë 530 milionë kWh energji. Shqiptarët e paguajnë energjinë e prodhuar privatisht me të njëjtat çmime me atë të importuar, pavarësisht se çfarë kostoje ka kjo energji. BIRN

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara