e premte 15 janar 2021
e premte 15 janar 2021

 

Në festivalin e 21 të Filmit Europian që u zhvillua në Leçe të Italisë, produksioni shqiptar “Open door” me regji nga Florenc Papas dhe me portagoniste Luli Bitri dhe Jonida Vokshi rrëmbeu dy çmime, Cineuropa dhe çmimin e publikut.

 

Në festivalin e 21 të Filmit Europian që u zhvillua në Leçe të Italisë, nga 31 tetori deri në 7 nëntor, Shqipëria u prezantua nga katër projekte kinematografike.

 

“Delegacioni” nga Bujar Alimani, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portret i pambaruar” i Namik Ajazit u shfaqën si në këtë festival si pjesë e seksionit Ballkanik.

 

Kater projeksionet shqiptare kishin një rëndësi të madhe në këtë festival pasi pasqyronin realitetin ballkanik. Kjo ishte edhe arsyeja që juria e festivalit përzgjodhi katër filma shqiptarë pasi kanë ardhur si materiale të cilat përfaqësonin të gjithë këtë rajon dhe problematikat me të cilat qytetarët përballen.

 

Filmi flet për historinë e dy motrave të cilat ndërmarrin një udhëtim të gjatë për në shtëpinë e babait të tyre dhe shqetësimin që ato kanë për përballjen me të dhe mentalitetin e tij patriarkal.

 

Tematika e filmit është përballja e dy botëve, brezit te ri që e sheh jetën në mënyre realiste dhe atë të babait të tyre që është një botë tradicionale dhe konservatore.

 

Filmi “Open Door” këtë vit përfaqëson Shqipërinë në njërin nga festivalet më të mëdha të globit, sikurse është “Oscars”. atsh

 

 

Më shumë

Filmi i parë ruso-shqiptar pas gjysmë shekulli: Gruaja sovjetike në burgun e Enver Hoxhës

Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]

Kongresi i Manastirit – Akademi Shkencore “Ditët e Alfabetit 2020” në Shkup

Botohen kujtimet e Parashqevi Qirjazit nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me dokumentet që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror.   Nëntori dhe posaçërisht Ditët e Kongresit të Manastirit janë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet aty padyshim që e shënojnë çdo vit Kongresin.   112 vite prej […]

Këngët e Festivalit të 59-të të RTSH, mund t’i dëgjoni online

Të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në RTSH mund t’i dëgjoni tashmë në Youtube në kanalin zyrtar të RTSH-së. Janë 26 këngë pjesëmarrëse, lista e të cilave është publikuar disa javë më parë. Lajmin e ka dhënë vetë RTSh-në rrjetet sociale, ku shkruhej:   “Tashmë produksionet muzikore të Festivalit të 59-të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara