Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e Nartës. Mëngjezin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie.
Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë.
Dy muaj më parë, policia nisi aksionin për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në këtë zonë.
Gjuetia e kafshëve të egra është ndaluar që prej vitit 2016. Pavarësisht kësaj moratoriumi i gjuetisë, nuk respektohet. Në malet e Shqipërisë kafshët e egra po masakrohen në çdo ditë të vitit.
Në rrjetet sociale si Facebook njerëz me armë gjahu në krah, krenohen me prenë e tyre. Derrat e egër, lepujt, dhe kaprolli duket se janë kafshët që parapëlqehen më shumë nga gjuetarët ilegale, ku mishi i tyre më pas serviret në restorante.
Themi Perri: Moratoriumi i gjuetisë nuk ka bërë asgjë tjetër veç se i ka dhenë krah kontrabandistëve dhe ka viktimizuar gjuetarët e ndershëm profesionistë.Dhe që është më e keqja kanë rrëmbyer armët adoleshentët. Nuk mund ta pranojmë ne kur një njeri i paformuar shkon vret ariun, rreqebullin,kaprollin,ariun,lepurin e egër,dhinë e egër dhe shumë specie të tjera që janë pjesë e listës së kuqe.
Këto foto janë dëshmi se si arma e gjahut po shfaros kafshët e pyllit, duke shkelur kështu çdo rregull të kalendarit të gjuetisë.
Themi Perri: Kemi grumbulluar 22 firma dhe i kemi çuar në parlament projektligjin e ri e gjuetisë. Ku themi që aktiviteti i gjuetisë duhet ti kalojë njësive vendore bashkive vendore dhe këto tja japin me koncesion shoqatave të gjuetarëve. O e ruan gjuetari profesionist faunën e egër se ruan njeri.
“Filomena” vjen në Ballkan: E gjithë Shqipëria, e ngrirë në fundjavë
Përmbytjet – 1 mijë e 800 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Filluan përmbytjet – FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve
Moti i keq, situata në akset kombëtare
Profesionistët 5 vjet pa shkrepur çiften, kontrabandistët po bëjnë kërdinë
Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi. Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan […]
Kamerat e vendosura nga shkencëtarët kanë filmuar pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli, në Itali. Në video, shihet shpërthimi i fuqishëm i vullkanit “të fjetur” që ngre në qiell një re të madhe tymi dhe hiri vullkanik. Kamerat janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili monitoron aktivitetin vullkanik, në […]
Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit. Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të […]
Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit. Mbretëria: Shtazore Tipi: Kordata Klasa: Kondrihtët Rendi: Skualiformët Familja: Dalatide Gjinia: Dalatias Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë) 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për […]