e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

 

SPAK pritet të marrë në pyetje 5 gratë të cilat u kthyen të dielën nga Siria dhe dyshohet se burrat e tyre janë përfshire në luftimet atje.

 

Prokurorët e SPAK do t’i marrin në pyetje gratë në qendrën e posaçme në Durrës ku janë vendosur në karantinë, raporton euronewsalbania.

 

Shqipëria dënon me 15 vite burg këdo që përfshihet në luftën e Sirisë.

 

Paralelisht me ligjin e miratuar në vitin 2014, është ngritur një strukturë Antiterrori që shqyrton rastet e personave që janë larguar për atje dhe ata që kthehen. Shqyrtimet bëhen për lidhje të dyshuara me terroristë.

 

Një çështje me rëndësi për hetimin që ka nisur vite më parë nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda lidhet me personat që financuan shqiptarët që shkuan të luftonin për grupin terrorist të ISIS.

 

Për të hedhur dritë mbi këta persona, hetuesit e SPAK i kanë sytë tek, Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.

 

Shefi i Anti-terrorit Gledis Nano pas kthimit në atdhe të 5 grave dhe 14 fëmijëve te tyre u shpreh se burrat e tyre ose janë vrarë, ose gjenden në burgjet e Sirisë.

 

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatares së BE

Pandemia, që ka zhytur botën në kaos dhe në vitin e dytë ende nuk po i duket fundi, nxori më të pah rëndësinë dhe mundësinë, apo pamundësinë e kujdesit për shëndetin.   Të dhënat krahasuese të Eurostat, që publikon treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e Bashkimit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara