Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nënshkroi sot, marrëveshje me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me qëllim promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë.

 

“Artistët shqiptarë në diasporë janë ambasadorët tanë më të mirë, ndaj edhe duhet të krijojmë të gjitha hapësirat për promovimin e tyre në vendin amë. Me këtë qëllim, por edhe për të promovuar kulturën shqiptare përtej kufijve lidhëm sot një marrëveshje me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

 

Margariti informoi edhe për detaje të marrëveshjes.

“Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë të nxisim dhe zhvillojmë aktivitete të artit dhe kulturës të pjesëtarëve të diasporës, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe të trashëgimisë kulturore. Po ashtu angazhohemi në ngritjen e Këshillit Koordinues të Artistëve në Diasporë, anëtarë të të cilit do të jenë artistë me kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e artit shqiptar”, theksoi ajo. ATSH

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara