Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ishte kjo bandë muzikore që në mënyrë të veçantë frymëzoi dhe ngriti në këmbë popullin për t’i marrë në duar fatet e vendit, me përpjekjet e suksesshme për rikthimin e Korçës dhe Shkodrës nën sovranitetin e shtetit shqiptar dhe me luftën heroike të popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.
Promovimi i librit u organizua me praninë e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura që dirigjohet nga kapiten Altin Babameto.
Nën tingujt e nostalgjisë së bandës kombëtare, moderatorja Mikaela Minga ia dha fjalën studiueses prof. Zana Shuteriqi.
“Autori ndriçon ose vazhdon më saktë këtë hulumtim kronologjik me rolin që luajti orkestra ose banda “Vatra” në ngritjen e formacioneve të reja të këtij lloji në Shqipëri.” , -tha studiuesja Shuteriqi”.
Studiuesi Zaho Golemi (Instituti i Studimeve Historike Ushtarake) tha se “Autori Vaso Tole e ka zhveshur materialin burimor në libër nga tepritë dhe klishetë. Nuk i ka vënë librit gjethe dafine, por vetëm vërtetësi. Përmes një profesionalizmi të spikatur autori ka depërtuar në ngjarjet e para një shekulli dhe përshkruan me realizëm dhe seriozitet ngjarjet e “Vatrës” dhe të bandës së saj muzikore.”
Golemi theksoi edhe rolin e madh patriotik të kësaj bande. “Armët e tyre ishin veglat muzikore që ishin nga më të mirat, sepse edhe stërgjyshërit e tyre ashtu i blinin armët, nga më të mirat”. –tha ai.
Botimin e këtij libri e përshëndetën edhe kapiten Altin Babameto e Kristaq Balli, studiues (shoqata e dardharëve).
Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës, duke inkurajuar shpirtin luftarak popullor me repertorin e këngëve marshe.
Kryekënga e kësaj bande ishte “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i saj Thoma Nasi, me vargjet e Ali Asllanit.
Promovimin e kanë përshëndetur edhe familjarët e Thoma Nasit nga Amerika si Jay Barrlet dhe Pol Tsyka (nipi i bashkëshortes së Thoma Nasit, Olimpias ) përmes një videoje.
Jay Bartlett tha ndër të tjera se “unë jam një nga shtatë nipërit e muzikantit, dirigjentit, kompozitorit dhe mësuesit të muzikës shqiptaro-amerikane Thomas Nasi dhe gruas së tij pedagoge muzike, Olimpia Cika. Me rastin e botimit të librit “Vatra – Banda muzikore e Vatrës, një histori unike shqiptaro-amerikane” nga profesor Vasil S. Tole, desha të ndaj me ju disa kujtime nga ana amerikane e historisë.” -tha ai ndër të tjera, ndërsa falënderoi akad, Vasil Tolen për botimin e librit, “që mori përsipër të ruajë historinë e zhvillimit muzikor gjatë kësaj periudhe në Shqipëri. Shpresoj se do të kënaqeni duke lexuar rrëfimin e tij për këtë.”
Ndërsa Pol Tsyka, pasi rrëfeu historinë e lidhjeve familjare me muzikantët e “Vatrës” tha se prof. Dr. Vaso Tole ka shkruar një libër të jashtëzakonshëm mbi kontributin e bandës “Vatra” dhe shfaq vlerat e muzikës shqiptare.
Autori i këtij studimi akad. Tole ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka shprehur falënderimet për Akademinë e Shkencave që e çmoi e para këtë studim duke e botuar atë, si dhe për të gjitha ata që mundësuan me ndihmesën e tyre modeste gjatë shkrimit të këtij libri.
Akad. Tole ka falënderuar edhe kumtuesit dhe dirigjentin kapiten Altin Babameton dhe Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura për të cilën u shpreh se “vazhdon traditën e Bandës Kombëtare “Vatra”, duke mos e lënë të shuhet zjarrin që vatranët ndezën në vatrën e muzikës në Shqipëri”.
Ai ka marrë në vështrim lidhjet dhe dallimet midis bandës muzikore “Vatra” dhe shoqatës atdhetare “Vatra” për të theksuar rolin e shqiptaro-amerikanëve në shtetin shqiptar.
“Në atë moment ata kuptuan se ishin më shumë se një bandë muzikore. Ata ishin, së pari, patriotë të çështjes kombëtare, dhe së dyti ata konstatuan nevojën që kishte Shqipëria ose shteti shqiptar për ta, sepse me ardhjen e tyre në vitin 1920 në Shqipëri, qeveria e Sulejman Delvinës i shpalli automatikisht bandë kombëtare të shtetit shqiptar…”, -tha ndër të tjera akad.Vasil Tole.
Tek përmbledh historinë e bandës, që u bë presidenciale e mandej mbretërore, që mblodhi trashëgiminë folklorike dhe nxiti mësimin e muzikës në shkolla, hidhet poshtë edhe viti i themelimit të Filarmonisë së parë shqiptare. “Deri më sot dinim që Filarmonia e parë u krijua më 1950, por në fakt jo, u krijua më 1924”, -tha akademiku Tole.
Mbi këtë detaj, Zana Shuteriqi vëren se “është dokumentacion i panjohur deri më sot dhe kjo padyshim e bën të rëndësishme rimarrjen e çështjes së “Vatrës”.
Banda Kombëtare “Vatra” është interpretuesja e parë zyrtare e himnit kombëtar. Ajo ka interpretuar të gjitha këngët e njohura si patriotike si “Dua më shumë mëmëdhenë” apo “Eja mblidhemi këtu-këtu”, -tha Vaso Tole.
Elmi Berisha, Kryetar i shoqatës panshqiptare “Vatra” në emer të anëtarëve shqiptaro-amerikanë të kësaj shoqate i ka dërguar një letër përshëndetëse Kryesisë dhe anëtarëve të Akademisë Shkencave, përmes së cilës i ka përgëzuar për promovimin dhe botimin e librit “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane.
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, shoqërohet me CD-në “Me armë në dorë e këngë në gojë”.
Promovimi i këtij libri u organizua nga Akademia e Shkencave, seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike në bashkëpunim me Komisionin e Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë, si dhe me njësinë e muzikës “Academia Albanica”.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]