e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Deputeti Selami Jenisheri, i futur në Kuvend përmes listave të opozitës që përbën sot parlamentin,  ka ndezur jo pak debat.

 

Ai teksa ka dalë me një biçikletë femrash, tregoi se do te votoja me kenaqësi listat e hapura e jo ato që propozojnë Rama dhe Basha.

 

“Unë jam i lumtur që arrita të bëhem deputet në moshën 78 vjeçare. Jam njeri me fat. Zoti më ka dhënë energji që të shëtis me biçikletë nga Shkodra në Tiranë në kohë të mirë. Kur bie shi udhëtoj me autobus”, theksoi ai.

 

“Po do më pëlqente që deputetët të zgjidheshin nga populli. Bie fjala Tirana ka 24 njësi. Çdo njësi të përzgjidhte me drejt vote dy veta. Te futen në garë me njëri-tjetrin dhe kushdo qe fiton te ishte kandidat potencial per forcen e vet politike. Kështu të bëjnë PS-ja, PD – ja, LSI etj”.

 

“Kjo do ishte një mrekulli e vërtetë. Si deputeti më i vjetër në moshë, në Kuvendin e Shqipërisë dua të kontriboj sadopak për këtë vend”,  thekson deputeti Selami Jenisheri”..

 

Ai shton se e ardhmja u përket të rinjve.

 

I pyetur se me çfarë do të merrej pas mbarimit te mandatit? Ai u pergjigje se i mjafton pensioni 75 mijë lekë në muaj dhe do të argëtohej me njerëzit më të dashur të zemrës.

 

Më shumë

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.   Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.   6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari […]

Berisha sfidon Bashën: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD. Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara