e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, dhe prokurorit të përgjithshëm, Ivan Geshev.

Mijëra protestues, më 3 shtator, dolën në rrugët e Sofjes duke bohoritur “jepni dorëheqje” dhe “mafia”.

Partia konservatore në pushtet GERB, po kundërshton thirrjet për dorëheqje.

Të enjten, protestuesit u shfaqën edhe më të zemëruar dhe të motivuar, një ditë pasi policia u përlesh me njerëzit që morën pjesë në një nga tubimet më të mëdha, në gati dy muaj të protestave anti-qeveritare.

“Qëllimi i Borisovit, Geshevit dhe atyre që dërguan forcat e sigurisë është të fusin frikë, por ata nuk do të kenë sukses. Jo këtë herë”, u tha protestuesve, Borislav Sandov, një nga udhëheqësit e Lëvizjes së Gjelbër, pasi ishte ndaluar nga policia një natë më parë.

Një nga organizatorët e protestës, Arman Babikyan, i quajti ngjarjet e dhunshme si “një prodhim të shëmtuar teatral të pushtetit”.

 

Një protestues bërtet "dorëheqje" gjatë një tubimi anti-qeveritar para ndërtesës së re të Asamblesë Kombëtare, në Sofje, të enjten, 3 Shtator 2020.

Një protestues bërtet “dorëheqje” gjatë një tubimi anti-qeveritar para ndërtesës së re të Asamblesë Kombëtare, në Sofje, të enjten, 3 Shtator 2020.

Më 2 shtator, disa mijëra njerëz u bashkuan në protesta në kuadër të lëvizjes së ashtuquajtur “Kryengritja e Madhe Kombëtare”.

Ata pretendojnë se qeveria dhe sistemi gjyqësor në Bullgari janë nën kontrollin e oligarkëve.

Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve shumë persona u lënduan, ndërsa raportohet për 126 të arrestuar.

Policia përdori gazlotsjellës kundër protestuesve, të cilët hodhën vezë, domate dhe gurë, ndërsa në mbrëmje disa protestues hodhën edhe mjete shpërthyese në drejtim të policisë.

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari bllokojnë rrugët në Sofje

Zyrtarët shëndetësorë thanë se pothuajse 200 njerëz u plagosën, duke përfshirë 120 zyrtarë policorë.

Disa gazetarë u plagosën gjithashtu nga policia, duke nxitur reagimet e vëzhguesve dhe grupeve për lirinë e mediave.

Presidenti i mbështetur nga socialistët, Rumen Radev, kritikoi “dhunën jo të barabartë nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve”.

Ai përsëriti kërkesat e protestuesve që qeveria e Borisovit të japë dorëheqjen.

Në një fjalim televiziv, Radev tha se “protesta është veprimi i vetëm civil i mundshëm dhe i justifikuar kundër rrëmbimit të demokracisë bullgare”.

Protestuesit gjuajnë fishekzjarre në drejtim të forcave policore gjatë protestave anti-qeveritare në Sofje.
Protestuesit gjuajnë fishekzjarre në drejtim të forcave policore gjatë protestave anti-qeveritare në Sofje.

“Ne nuk do të japim dorëheqjen pas këtyre incidenteve, sepse kjo do të nënkuptonte se çdo qeveri e ardhshme mund të rrëzohet nga përfaqësuesit e një klani kriminal”, ka thënë deputeti, Toma Bikov, nga partia GERB e Borisovit.

Borisov është zotuar të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij të tretë, në muajin mars, nëse ligjvënësit miratojnë një Kushtetutë të re.

Në një përpjekje për të qetësuar protestuesit, ai gjithashtu ka shkarkuar disa ministra kryesorë.

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari.
Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari.

Propozimi për një Kushtetutë të re ka pak shanse për të kaluar, pasi Borisov nuk e ka shumicën e dy të tretave në parlament, të nevojshme për ta miratuar atë.

Kritikët i shohin ndryshimet kushtetuese si një përpjekje për të blerë kohë dhe për të ruajtur pushtetin.

“Këto veprime rrezikojnë të shkaktojnë një ngërç afatgjatë për vendin”, tha presidenti Radev në fjalimin e tij.

Sondazhet e opinionit tregojnë se më shumë se 60 për qind e bullgarëve mbështesin kërkesat që Borisov dhe Geshev të japin dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e menjëhershme parlamentare. /REL

Më shumë

Përshkallëzim i luftës për pushtet

Presidenti i Bullgarisë Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes “mafioze”. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale.   “Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit”, deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit […]

Covid-19 në Bullgari: Dita 38

Doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari – djalë 1 vjeç 713 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Më 14 prill u regjistruan 18 raste të reja. 12 prej tyre janë në Sofje, 1 në Pllovdiv, 2 në Smoljan, 3 në Kjustendill. 209 prej pacientëve janë të hospitalizuar. 29 […]

41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 […]

Shkencëtarë bullgarë kanë përpunuar filtër kundër COVID-19

Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara