e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Demonstruesit po protestojnë kundër masave mbrojtëse të mbylljes nëpër shtëpi dhe të gjitha bizneseve në SHBA, derisa qytetarët në Karolinën e Veriut janë parë duke shëtitur rrugëve të armatosur deri në dhëmbë, kurse disa prej tyre janë fotografuar në një lokal të ushqimit të shpejtë duke pritur në radhë me një raketahedhës që e kishte vendosur në shpinë, raporton CBS.

 

Në fakt fotoreporteri i të përditshmeve News dhe Observer, Travis Long, me seli në Karolinën e Veriut, ka realizuar një set të pazakontë fotografik që në masë të madhe u përhap në rrjetet sociale.

 

Fotografitë e tij tregojnë një grup njerëzish me dhe pa maska, si dhe të armatosur deri në dhëmbë duke blerë sandviçë në një lokal, ku njëri prej tyre barte në shpinë raketahedhësin AT4 dhe dy revolverë. Derisa një tjetër kishte një pushkë të modifikuar me porosi.

 

Ai ato i kishte realizuar gjatë një dite të lirë duke përcjellë grupin që e quan veten Blue Igloo, për të cilën Observer pretendon se janë mbledhur në qendër për t’i dhënë mbështetje Amendamentit të Parë dhe të Dytë të Kushtetutës amerikane, transmeton Telegrafi.

 

Ky fotoreporter ka deklarua për CBS, ka menduar se shfaqja e këtyre personave në lokal kishte ndodhur sepse kishin dalë për të protestuar kundër masave të distancimit social.

 

Grupi Blue Igloo e pranon se është diçka e kundërligjshme, por mundohen të arsyetohen se kanë qenë jashtë për të thithur paksa ajër të pastër. Në anën tjetër të përditshmet News dhe Observer, raportojnë se asnjë person nga ky grup nuk është arrestuar nga policia.

12 maj 2020

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

Një parti algjeriane bën thirrje për dërgimin e Francës në gjykata për krime koloniale

Lëvizja për Shoqërinë dhe Paqen tha se: “Nderimi i dëshmorëve kërkon padi (ndaj Francës) në nivel ndërkombëtar”     Një parti politike në Algjeri të dielën bëri thirrje për ndjekjen penale të Francës në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ajo kreu në Algjeri gjatë 132 viteve të sundimit të saj kolonial, transmeton Anadolu […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara