Një pjesë e protestuesve no-vax që ishin mbledhur sot në rrugët e White City, në veriperëndim të Londrës, sulmuan një nga zyrat e BBC. Pasi u larguan nga marshimi, ata u përpoqën të depërtonin kordonin e policëve që qëndronin para dyerve të hyrjes në stacionin televiziv britanik BBC. Transmetuesi britanik është akuzuar për “përhapjen e lajmeve të rreme për Covid-19”.
Marshi i protestës u organizua nga lëvizja Official Voice, e cila akuzoi mediat kombëtare për propagandë në favor të vaksinës në profilet e saj sociale. Në veçanti, demonstruesit dolën në rrugë kundër detyrimit të pasaportës së vaksinimit dhe mundësisë së administrimit të vaksinës edhe te fëmijët.
Sulmi në selinë e BBC nuk ishte një ide e improvizuar, por një sulm i planifikuar ditët e fundit nën emrin “Storm the Bbc”.
#news #proteste #tv #covid
09/08/2021 – Londra manifestati hanno tentato di entrare alla sede londinese della BBC per protestare contro la propaganda che il network televisivo ha fatto a favore del https://t.co/wUbGjgeBwB tam tam e' partito dai social con il nome "Storm the BBC" pic.twitter.com/lXsK4epEpq— HelloBritaly (@HBritaly) August 9, 2021
Extremely tense interaction at bbc studios between police and protestors demanding no jabs for children. Jabs for over 16 and 17 year olds are set to go ahead soon without parental consent. #NoVaccinePassportsAnywhere pic.twitter.com/Ve9OVUPlo5
— Gillian McKeith (@GillianMcKeith) August 9, 2021
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]