e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për media në të cilën është shprehur se Partia Socialiste i ka dhënë prioritet numërimit të kutive që i përkasin mbështetësve të PS. Sipas Bashës, qendrat e para që janë numëruar janë ato që favorizojnë partinë në pushtet.

 

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favorizojnë partinë në pushtet.

PS ka humbur thellë numrin e votave kudo ku janë hapur këto kuti që ishin shënuar.

Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe me një rritje të votave për PD dhe koalicionin për ndryshim. Ky është vetëm fillimi. Deri sa janë ndëshkuar në ato që i konsideronin bastione, presim që vota për ndryshim të vazhdojë. Ata që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale çfarë i pret në kutitë e tjera t’i lënë lojërat. Janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër, le të vazhdojnë numërimin.

Vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, vullneti i popullit është në ato kuti. Në fund të këtij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë”, tha Basha.

 

Ndërkaq, deri në këto momente, nga procesi i numërimit të deritanishëm në orën 12:00,  Partia Socialiste kryeson në 9 qarqe të Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike kryeson në 3 qarqe, përkatësisht Shkodër, Kukës dhe Lezhë, LSI shënon një rënie të thellë të votave në rang vendi.

 

 

 

 

Tom Doshi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, 5 arsyet:

 

Tom Doshi ka njoftuar dorëheqjen nga mandati i deputetit, ndërsa po zhvillohet procesi I votimit e kur partia e tij PSD rezulton se ka marrë mbështetje për përfaqësim në parlament.  Në një mesazh publik, Doshi ka dhënë disa arsye.

 

Letra e plotë:

 

Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq,

 

Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet.

 

Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.

 

Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

 

  1. Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
  2. Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.
  3. Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.
  4. Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.
  5. Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

Të dashtun Miq,

 

Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prej parlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.

 

Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do ta çojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.

 

Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë, ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlament dhe kudo të ardhmen tonë.

 

Me respekt

 

Tom Doshi

 

 

Më shumë

(EMRAT) Shikoni si janë ndarë në komisionet parlamentare deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare. Në fakt, ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar, por u shty prej LSI.   Tashmë komisionet e përhershme janë plotësuar me deputetë si nga mazhoranca dhe opozita. PS do të ketë shumicën në çdo komision kurse PD përfshin tre […]

Zbutet Meta, dekreton Ramën Kryeministër

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk do t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

Nën thirrjet Basha IK, Berisha hyn në Parlament: Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.   Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara