Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Amerikanët kanë numrin më të lartë të pronësisë civile të armëve në botë, me rreth 120 armë për çdo 100 banorë. Vitet e fundit, armët e fuqishme si pushka automatike e tipit 15 është përhapur shumë. Zëri i Amerikës bisedoi me blerës armësh në Tenesi lidhur me armët gjysmë-automatike të cilat janë nën vëzhgimin e aktivistëve për kontrollin e armëmbajtjes.

 

Landon Burke dhe shokët e tij udhëtuan 45 minuta për të ardhur në këtë poligon qitjeje. Burke ka në dorë një tip arme që është përdorur në disa vrasje në masë. Por, përse i duhet atij të ushtrohet me një armë sulmi, siç e quan ai?

 

“Ke të drejtë si qyetar amerikan, të kesh një të tillë në pronësi. Është gjë e mirë ta kesh”, thotë ai.

 

Entuziastët e armëve i duan pushkët automatike. Ato janë të zhurmshme. Kanë pjesë që u hiqen lehtë dhe janë më preçize. Tim Barnett është pronar i një poligoni qitjeje dhe i një dyqani me mbi 1 mijë e 500 armë. Janice Pelletti interesohet për një pushkë automatike të tipit 15, për vetmbrojtje.

 

“Ka më shumë forcë ndaluese”, thotë ajo.

 

Disa nga mbrojtësit e ligjit për armët thonë se është koha e ndalimit të armëve të tilla si pushkët automatike. Lulet e vendosura në shetitoren kombëtare përfaqësojnë 40 mijë amerikanët që vdesin çdo vit nga të gjitha llojet e armëve.

 

“Ato shkaktojnë gjymtimin e trupit, të heqin krahun. Nuk është thjeshtë një vrimë plumbi. Ka një arsye pse janë përcaktuar si armë lufte”, thotë Kris Bron, Presidente e iniciativës Brady.

 

Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane mbron pronësinë e armëve. Gjuajtja me armë është traditë dhe hobi në Amerikë, ndërsa të tjerë i duan nga frika.

 

“Ndihem e sigurt ku jetoj. Por, kurrë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë“, thotë Janice Pelletti.

 

Pas sulmeve në masë me pushkë automatike në Indiana dhe Kolorado, Shtëpia e Bardhë po kërkon kufizime të reja.

 

“Duhet të ndalojmë armët sulmuese dhe ato me kapacitet të lartë”, tha Presidenti Biden.

 

Ndalimi i armëve është diçka e vështirë në një vend ku armët janë popullore, por përmirësimi i kontrollit të blerësit mund të jetë një kompromis.

 

Në Tenesi nëse blerësi është 18 vjeç dhe kalon kotrollin e së shkuarës, ai mund të kthehet në shtëpi po atë ditë me një armë gjysmë-automatike.

 

Por jo çdo shtet kryen kontrolle para shitjeve. 8 në 10 amerikanë mbështesin kontrolle të tilla.

 

“Kemi njerëz që vijnë dhe dështojnë me kontrollin e së shkuarës, sepse mund të kenë qenë në një institucion mendor. Kemi raste që vijnë këtu nga Woodbridge, një vend afër. Sapo lirohen duan të blejnë armë”, thotë zoti Tim Barnett i dyqanit “Barnett’s Guns”.

 

AC është oficer policie në Los Anxhelos dhe instruktor i armëve të zjarrit. Ai po përdor një armë që shteti i Kalifornisë e konsideron armë sulmi. Ai mbështet kontrollin e së shkuarës, por jo ndalimin e armëve.

 

“Para se të vendosni nëse armët janë të këqija ose të mira, duhet t’i provoni. Ajo që nuk është për ju, mund të kënaqë dikë tjetër”, thotë AC, oficer policie dhe instruktor armësh.

 

Duke pasur parasysh lidhjen e amerikanëve me armët, pak njerëz besojnë se Kongresi do të kthehet tek ndalimi i armëve siç ishte në mesin e viteve 90. Por me rritjen e sulmeve në masë kohët e fundit, shumë njerëz kërkojnë një rrugë të mesme. VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara