Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty International. Ne e kemi injoruar gjendjen e tyre të vështirë, thotë Manuela Kasper-Claridge.

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë veçanërisht të rëndë gjatë pandemisë. Gratë janë më të prekura nga papunësia, kanë qasje më të dobët në kujdesin shëndetësor dhe shumë shpesh ato nuk marrin ndonjë mbështetje ekonomike ose sociale.

Pandemia e ka shtuar masivisht pabarazinë gjinore. Ky është përfundimi dëshpërues i raportit vjetor prej 408 faqesh të Amnesty International. Ky raport i duhet dërguar çdo politikani, sepse situata është dramatike për shumë gra.

Ato kanë nevojë për mbështetje të posaçme, por në shumë vende ajo vështirë se merret parasysh në situatën e tyre të veçantë. Në Indi gratë kanë humbur vendet e punës në mënyrë disproporcionale gjatë valës së parë të pandemisë. Vetëm në mars dhe prill 2020, mbi 15 milion indiane mbetën papritmas pa punë. Një pamje e ngjashme shfaqet në Amerikën Latine.

Rrezik i shtuar për humbjen e vendit të punës

Rreziku që gratë të humbasin punën u rrit gjatë pandemisë me 44 përqind. Eshtë marramendëse se me sa indiferencë pranohet kjo. Çuditërisht shpesh harrohet që 70 përqind e infermiereve në të gjithë botën janë gra. Ato përmbajnë një rrezik më të lartë të infeksionit dhe janë veçanërisht në rrezik të infektimit me COVID-19.

Kemi nevojë për masa që mbrojnë gratë, veçanërisht në pandemi. Proaktive dhe jo reaktive – përndryshe shpesh është tepër vonë. Ne kemi nevojë për udhëheqje. Politikat e guximshme që njohin situatën e grave, promovojnë gratë dhe nuk i margjinalizojnë ato.

Por të tilla shihen shumë pak. Në vend të tyre fokusi është vetëm në luftën afatshkurtër të politikave shëndetësore kundër pandemisë dhe nuk vihet re se ku tjetër situata po përkeqësohet.

Le të marrim për shembull faktin se strehimoret urgjente dhe pikat e tjera të kontaktit për gratë janë mbyllur prej më shumë se një viti në shumë vende dhe ndoshta do të qëndrojnë kështu. Kjo do të thotë se për shumë gra nuk ka shpëtim nga dhuna në familje. Për një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash në Afrikën e Jugut, katër muret e shtëpisë janë bërë po aq të rrezikshëm dhe kërcënues sa virusi jashtë, nëse jo më kërcënuese.

Rrezik më i lartë prej dhunës

Dhuna ndaj grave është rritur në mënyrë dramatike jo vetëm në Afrikën e Jugut por në të gjithë botën. Në Meksikë autoritetet regjistruan 969 vrasje grash. Qoftë në Brazili, Republikën Dominikane apo Paraguai: gratë nuk ndihen të sigurta në Amerikën Latine.

As në Evropë. Në Spanjë – gjithashtu një vend veçanërisht i goditur rëndë nga pandemia – u vranë nga partnerët e tyre 19 gra brenda një vere. Ato që kanë nevojë për mbrojtje nuk mund të mbrohen në mënyrë adekuate gjatë pandemisë. Dhe në disa vende dhuna ndaj grave konsiderohet jo si problem madhor, ose madje dhe mbështetet – ky është rezultati tronditës.

Një bilanc që duhet të na zgjojë. Tani duhet vepruar. Mbroni gratë. Për shkak se krizat nuk janë neutrale sa i përket gjinisë. As pandemia e Coronës. Gratë kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet, pa frikë, në çdo kohë, kudo. Kjo është e drejta tyre dhe e drejta jonë njerëzore.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara