Ministria e Brendshme publikon sot, ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020.
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.
Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.
Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.
Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416
Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme (Ministria.Brendshme@mb.gov.al).
Blu Box instalohet në Durrës, kontroll satelitor i vendndodhjes së anijeve
Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)
Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824)
Nuk respektonte masat anti-covid, dëbohet nga Tirana diplomati rus
Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen
Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam
Një foto sa një mijë fjalë! Ky është imazhi i shpërndarë nëpër rrjet i një mësuesi nga Mokra, i cili së bashku me çantën e punës ka marrë edhe një krah shkarpa për të ndezur zjarrin në shkollë dhe për ngrohur nxënësit e shkollës në këto temperatura acari. Fotoja ëshë shpërndarë në Facebook nga […]
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë disa këshilla për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë. Në një kohë kur shumë nga rrugërt janë “pushtuar” nga dëbora dhe ngricat, DPSHTRR ka dhënë 6 këshilla shumë të vlefshme: Verifikimin […]
Nga Kolashini në Malin e Zi në drejtim të Cortina d’Ampezzo në Itali priten rezultate që do të kënaqin të gjithë besoj edhe tifozët. Shqipëria u rendit e dyta në Ses Cup në Kolashin, një aktivitet mes vendeve ku sporti skive është në zhvillim, por që shërbeu edhe për pikë olimpike. Mes skiatorëve […]
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar […]