Publikohet lista e ilaçeve që rekomandohen nga mjeku për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor kosto e rimbursimit nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë.
Lista e ilaçeve që rimbursohen nga skema do të përshkruhen në recetën për rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas fomë-dozës dhe duke zbatuar kufizimet përkatëse të vendosura sipas urdhrit të Fondit, në përdorim sasi dhe kohëzgjatje. Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit.
Ilaçet që rimbursohen
Azithromycine 250 mg
Acid Acetylsalicyclic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Apixaban 5 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg
“Pacientët e konfirmuar pozitive me Sars Cov-2 do klasifikohen në kategorinë e dedikuar për këtë qëllim në sistemin e kartës së Shëndetit. Mjeku i familjes bën regjistrimin e kategorisë dhe plotësimin e afatit përkatës.
Gjatë përshkrimit të recetës me rimbursim, mjeku i familjes pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars Cov-2 sipas gjendjes së pacientit përzgjedh diagnozën Infeksion Covid-19 me kod ICD9 1009 për raste të lehta dhe 1010 për rastet e moderuara.
Për barnat që janë pjesë e listës së barnave të rimburuara do të përshkruhen në recetën për rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas fomë-dozës dhe duke zbatuar kufizimet përkatëse të vendosura sipas urdhrit të Fondit, në përdorim sasi dhe kohëzgjatje.
Për barnat që nuk janë pjesë e listës së barnave të rumbursuara por që janë pjesë e skemave të mjekimit të pacientëve me koronavirus do të përshkruhen në recetën me rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas formë-dozës dhe duke zbatuar urdhrin nr.579 datë 14.10.2020 për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infkesion”, thuhet në njoftimin e FSDKSH.
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë
Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë
Po demostronte injektimin e vaksinës kundër koronavirusit, infermieres i bie të fikët
COVID-19, fillon injektimi i vaksinave
Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët. Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë […]
“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19. Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, […]
Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike. Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë […]
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një dalje publike tha se situata e Pandemisë COVID 19 është kritike, duke qenë se ka një dyfishim të rasteve pozitive. Në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord me 593 të infektuar, ndërsa u regjistruan dhe 11 viktima të tjera. Ministrja tha se megjithatë […]