e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Më 24 qershor 1939, Faik Konica njoftohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit Cordel Hull për ndërprerjen e misionit diplomatik shqiptar në Uashingon.

 

Në vitin 1926 Ahmet Zogu emëroi Faik Konicën ministër fuqiplotë në SHBA. Këtë detyrë ai e mbajti deri më 24 qershor të vitit 1939.

 

Në kuadër të pushtimit italian të Shqipërisë Sekretari Amerikan i Shtetit Cordel Hull njoftoi Faik Konicën për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ambasada shqiptare në Uashington u mbyll zyrtarisht, megjithatë Hull vazhdoi të ofronte mbështetjen amerikane për një Shqipëri të çliruar.

 

Në vijim po japim disa dokumente që ruhen në fondet e AQSH-së në lidhje me Faik Konicën dhe linkun e tyre.

https://katalogu.arkiva.gov.al/public/categories/203674-korrespondence-ndermjet-mekembesise-dhe-ministrise-se-puneve-te-jashtme-per-te-plotesuar-kerkesen-e-faik-konices-drejtuar-duces-mbi-pagimin-e-4-000-dollareve-si-rroge-e-prapambetur-nga-regjimi-i-zogut-per-te-kthyer-ate-ne-sherbim-te-politikes-italiane?fbclid=IwAR3Uc7-4ajzUX5aiUfE2kLASRCV1m0Wu7ImXvTReHxaHTiPNK2fltyMkvQE

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara