Në konferencën për shtyp të fundvitit e cila zgjati për rreth 5 orë, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se Krimeja u bë pjesë e Rusisë si rezultat i referendumit popullor, ndryshe nga Kosova ku thjesht votoi parlamenti. Sipas presidentit rus, Perëndimi e pranoi ndarjen e Kosovës, ndërsa për banorët e Krimesë vendosi sanksione.
“Unë mbaj përgjegjësi për atë që ndodh me Rusinë dhe njerëzit e saj, duke përfshirë edhe kthimin e Krimesë në Federatën Ruse. Kjo u bë me pëlqimin e popullit të Krimesë. Në Kosovë, parlamenti mori një vendim te njëanshëm për pavarësi dhe Perëndimi menjëherë reagoi se ishte vendim i drejtë dhe demokratik. Njerëzit në Krime u shprehën në referendum dhe votuan. Unë dua t’ju kujtoj se demokracia është sundimi i njerëzve. Disa sanksione janë marrë kundër banorëve të Krimesë? Nëse në perëndim flasin për “aneksim”, ata nuk kanë faj për asgjë, pse duhet të ndëshkohen? Dhe nëse nuk ishte një aneksim, por rezultat i votës së tyre, atëherë duhet të pranojmë se kjo ishte një ushtrim i demokracisë dhe nuk do t’i lëmë ata vetëm”.
Në fakt Putin nuk është i informuar si duhet, sepsereferendumi popullor për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur u mbajt nga 26 deri në 30 Shtator 1991 ku u votua pro nga 99,87 përqind e popullsisë. Referendumi u mbajt në rrethana të një pushtimit serb dhe në kushtet e një shtetrrethimi ushtarako-policor.BE ka shtyrë së fundmi edhe për 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë për ndërhyrjen në Ukrainë dhe pushtimin e Krimesë. Tingëllon e çuditshme që Rusia së fundmi kërkoi nga Prishtina që të zbatojë marrëveshjen që ka nënshkruar për bashkësinë e komunave serbe ndërsa nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Krimea u bë rajon ukrainas në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov transferoi juridiksionin e saj tek Ukraina, ndërsa Kosova, ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kosova është e fundit pjese e federatës jugosllave që e fitoi pavarësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së saj.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]