Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Vladimir Putin ka vënë pikat mbi “i” për sa i përket marrëdhënieve të Rusisë me të dy kandidatët për President në SHBA: Donald Trump dhe Joe Biden. Para së gjithash Putin ka hedhur poshtë me vendosmëri afirmimet se Rusia ka ndërhyrë si në zgjedhjet e kaluara, ashtu edhe në zgjedhjet aktuale amerikane. Ai i ka cilësuar pretendimet lidhur me këtë si një elozh që i bëhet “ndikimit dhe fuqisë sonë të pabesueshme”. Putin deklaroi se Presidenti Trump “është shprehur në mënyrë të përsëritur në favor” të përmirësimit të marrëdhënieve amerikano-ruse, por ky predispozicion nuk e ka ndaluar që të ndërmarrë për plot 46 herë sanksione të rinj kundër Rusisë, më shumë se cilado administrate tjetër e mëparshme. Gjithsesi ai shton se me administratën Trump ka gjetur një gjuhë të përbashkët lidhur me çështjet e energjisë, siç është takimi tri palësh midis Trump, Mbretit Saudit dhe atij vetë, Putinit, si President i Rusisë. Po ashtu, gjatë administratës Trump, me gjithë sanksionet, është rritur vëllimi i shkëmbimeve tregëtare midis Federatës Russe dhe SHBA.

 

Për sa i përket kandidatit Biden, Putin deklaroi se me gjithë “retorikën antiruse mjaft akute” të tij (“me të cilën jemi mësuar tashmë” – shtoi ai), diçka pozitive është predispozicioni i kandidatit demokrat për të shtrirë traktatin bërthamor New START dhe për të arritur në një marrëveshje  e cila mund të kufizojë armët strategjike “dhe ky është një element shumë serioz i kooperimit tonë”.  Ai deklaroi se ka një “marrëveshje bipartizan për të përmbajtur Rusinë dhe për të penguar zhvillimin tonë”.

 

Më në fund, për t’i vënë një stërkëmbësh të fortë kandidatit Biden në kursin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, Vladimir Putin i kujtoi publikut amerikan se “vlerat e Demokratëve janë të njëjta me ato të Partisë Komuniste Sovjetike”, anëtar i së cilës ai ka qenë vetë për 18 vjet. Lidhjet e vjetra të regjimit sovjetik me komunitetin me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara  “mund të jenë një bazë ideologjike për të vendosur kontakte me përfaqësuesin e Partisë Demokratike”. “ Barazia, vëllazëria, çfarë ka të gabuar në gjithë këtë?”, pyeti Putin.  Është një deklaratë e mjaftueshme për t’i shtyrë shumë amerikanë që të votojnë kundër Biden.

 

Jo rastësisht, intervista e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin u transmetua në ditën që përkoi me 68 vjetorin e lindjes së tij, për festimin e së cilës, u organizua në det nga forcat detare ruse lëshimi i një rakete të re hipersonike.

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara